LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Kosova e përgatitur për valën e dytë apo të tretë të COVID-19

Ramadani: Kosova e përgatitur për valën e dytë apo të tretë të COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka folur për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Ramadani pas vizitës që ia bëri Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një prononcim për media tha se Kosova është përgatitur për valën e dytë apo të tretë të COVID-19.


Sipas tij, Kosova ka paraparë skenarët në rast se ka edhe viruse tjerë sezonal në muajt e ardhshëm.

“Skenari i parë që mund të përzihen dy lloje të viruseve, por jo vetëm dy lloje, por dy lloje kryesore që i themi ne, virusi aktual COVID-19 dhe virusi i gripit. Qeveria e Kosovës dhe IKSHPK kanë bërë përgatitje të mundshme për parandalim. Shpresojmë që në fillim të sezonit dimëror së pari do të vaksinohen popullata sipas indikacioneve epidemiologjike për gripin sezonal dhe së shpejti pritet të dal vaksina COVID-19. Kosova është ndër vendet me prioritet që mund të ju ofrohet vaksina. Si shtet jemi të përgatitur dhe për valën e dytë apo të tretë. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet menaxheriale e organizative, vendimmarrëse, politike, zbatuese, ekzekutive, legjislative që t’i dalim përball valës së re eventuale që pritet të jetë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në dy javët e fundit ka rënie të lehtë të rasteve të reja.

“Dy javët e fundit kemi rënie të lehtë të rasteve, por një rënie premtuese se nëse vazhdohet me respektimin e masave dhe zbatimin e rekomandimeve nga Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë ne do të jemi në rrugë të mbarë që të ulim numrin e rasteve dhe më këtë të zvogëlojmë dimensionin e pandemisë në kohën më të volitshme të shtatorit…ju po e shihni në shumë shtete të Evropës është ngritur tashmë valë e re, tek ne është në rënie të lehtë, rënie graduale e që shpresojmë që në ditët në vazhdim nëse iu përmbahen rekomandimeve të gjithë, pra në mënyrë strikte tashmë rekomandimeve të njohura të mbajtjes së distancës, vendosjes së maskës dhe higjienës personale, jemi shumë në rrugë të mbarë të zvogëlojmë pandeminë”, ka thënë ai.

Sipas tij, po që se qytetarët vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve për distancë, mbajtjen e maskës dhe higjienës, qytetarët e Kosovës do të jetë në rrugë shumë të mbarë për uljen e numrit të të infektuarve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori