LAJMI I FUNDIT:

PSG e konsideron Skriniarin si zëvendësues të Thiago Silvas

PSG e konsideron Skriniarin si zëvendësues të Thiago Silvas

Parsi Saint-Germain ka filluar të kërkojë një zëvendësues për Thiago Silvan që u largua në drejtim të Chelseat.

Skuadra parisienë e humbi mbrojtësin brazilian me parametra zero, shkaku që kontrata e tij skadoi me të përfunduar finalja e Ligës së Kampionëve.

Tani, kampioni i Ligue 1 po e kërkon një qendër mbrojtës dhe Milan Skriniar i Interit është në radarin e tyre.


Milan Skirniar (Getty Images)

Sipas asaj që raporton Ginaluca di Marzio, PSG ende nuk ka bërë ofertë konkrete, mirëpo është futurnë bisedime me të dyja palët.

Interi është i gatshëm që të lejojë lojtarin të largohet, mirëpo vetëm nëse pranojnë shumën e duhur për karto0nin e tij.

Nuk përjashtohet as mundësia që në mes të dy skuadrave të ketë shkëmbim lojtarësh, por kjo do të shihet në ditët e ardhshme. /Telegrafi/