LAJMI I FUNDIT:

Në festë me flamuj kuq e zi! Koalicionet Shqiptare fitojnë dy mandate, Gjeloshi: Do të vazhdojmë projektin tonë

Në festë me flamuj kuq e zi! Koalicionet Shqiptare fitojnë dy mandate, Gjeloshi: Do të vazhdojmë projektin tonë

E plotësuar: Pro serbët në Mal të Zi fitojnë zgjedhjet me ndihmën e partisë së shqiptarit Abazoviç, që doli kundër Gjukanoviç. Ata janë pjesë e koalicionit me Frontin Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, që ka garuar brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.

Koalicionet Shqiptare fitojnë 2 mandate.


Kryesuesi i “Listës Shqiptare” Nik Gjeloshi tha në mesazhin e fitores se: “1800 vota i kanë partitë shqiptare e 2500 DPS, jemi mirënjohës për punën e bërë. Në Malësi triumf të thellë shqiptarët. Ne do të vazhdojmë projektin tonë pavarësisht rezultatit total, do investohemi edhe më shumë më tej”.

Numërohen 81.9% e fletëvotimeve në Mal të Zi: Udhëheq Gjukanoviç, shqiptarët ndajnë nga një mandat për koalicion

Numërohen 81.9% e kutive në Mal te Zi. Udhëheq me diferencë të ngushtë, prej 2% koalicioni i presidentit Milo Gjukanoviç kundrejt koalicionit ProSerb.

Shqiptarët deri më tani ndajnë nga 1 mandat për koalicion, 2 në total.

Nëse vazhdon me këtë trend, qeverinë e re të Malit të Zi mund ta vendosë një shqiptar. Partia “E drejta në të bardhë” e Dritan Abazovic, ka fituar 4 mandate.

Deri më tani ai mund të prishë balancat dhe të vendose për koalicione me Gjukanovic apo Proserbet. Në deklaratat e tij në kohet e fundit Abazovic ka qenë kundër presidentit Gjukanovic.

Ndërkohë Marko Milačić i koalicionit ProSerb, Fronti Demokratik për mediat sapo shpalli fitoren pavarësisht se numërimi nuk ka mbaruar ende. Ai i bën thirrje qytetareve të festojnë nga shtëpia.

Në trend Botë

Më shumë
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Evropa
Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Publikohen imazhet e reja të bombarduesit të ri amerikan B-21 Raider, është i armatosur me armë bërthamore

Amerika
Putin pretendonte se janë “më modernet”, por tanket ruse T-90 me lehtësi po shkatërrohen nga ukrainasit – pamje që e dëshmojnë

Putin pretendonte se janë “më modernet”, por tanket ruse T-90 me lehtësi po shkatërrohen nga ukrainasit – pamje që e dëshmojnë

Evropa
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
Pamjet nga ajri tregojnë pasojat e rrëshqitjes së madhe të dheut në Papa Guinenë e Re

Pamjet nga ajri tregojnë pasojat e rrëshqitjes së madhe të dheut në Papa Guinenë e Re

Australia
Kalo në kategori