Zona në mes të këmbëve është vendi ideal për përhapje të aromave të pakëndshme: është nxehtë, lagësht dhe i futur së paku nën dy shtresa rrobash
“Kombinimi i djersës dhe i lagështisë me bakteret të cilat në lëkurë natyrshëm jetojnë mund të shkaktojë aromë të pakëndshme”, thotë Dr. Kelley Pagliai Redbord nga Universiteti në Washingon se si është e mundshme që kjo t’u ndodhë meshkujve të cilët rregullisht aplikojnë higjienën personale.
Kjo është tema për të cilën do të duhej të mendojë çdo mashkull, madje edhe nëse kurrë nuk keni hetuar që në mes të këmbëve tuaja diçka nuk është në rregull, transmeton Telegrafi.
Dr. Redbord këshillon:
Mendoni për frizurën e re
Qimet në gjenitale thithin lagështinë dhe aromat e pakëndshme, prandaj lëkura e ka të vështirë të qëndrojë e ftohtë dhe e thatë. Megjithatë, nuk është e domosdoshme që tërësisht t’i eliminoni qimet, por mjafton t’i shkurtoni.
Fërkoni sa më fort
Bakteret grumbullohen në të gjitha rrudhat e mundshme të lëkurës, andaj është e domosdoshme t’i “sulmojmë”. Këtë më së lehti është ta bëni gjatë kohës kur bëni dush t’i kushtoni më shumë kujdes – penisit.
Shumë më tepër kujdes
“Mos e kaloni vetëm me sapun sipër asaj pjese të trupit, këshillon urologu dr. Tobajas Koler, nga Universiteti i Ilinoisit Verior.
“Lirisht bëhuni pak më të vrazhdë dhe fërkojeni mirë rrudhat e lëkurës. “Nëse nuk arrini të eliminoni aromën e pakëndshme, lirisht përdorni sapun antibakterial, rekomandon Redbord dhe kushtoni kujdes pjesës nën lëkurë nëse nuk jeni i bërë synet.
Tharja është e rëndësishme
“Nëse zvogëloni lagështinë, do të zvogëloni edhe aromën e pakëndshme”, thotë dr. Redbord.
Pra, para se të visheni pas dushit merrni shpejt peshqirin dhe thani mirë të gjitha sipërfaqet rreth organit gjenital.
Kjo mjeke rekomandon madje edhe të përdorni tharësen e flokëve në mënyrë që të kujdeseni që të gjitha sipërfaqet rreth penisit dhe në vetë penisin të jenë tërësisht të thata.
Mos harroni veshjet e pambukta
Pambuku i lejon lëkurës të marrë frymë, andaj rrobat e pambukta janë zgjidhja më e mirë për meshkujt të cilët përballen me aromën e pakëndshme midis këmbëve. Është e dëshirueshme që edhe pjesa tjetër e rrobave të jetë nga ky material. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë