LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportivi i Barcelonës, Planes thyen heshtjen për të ardhmen e Messit

Drejtori sportivi i Barcelonës, Planes thyen heshtjen për të ardhmen e Messit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes theu heshtjen për situatën e klubit me Lionel Messin duke insistuar se lojtari është një pjesë integrale e së ardhmes së Barcelonës..

Gjatë ditës së djeshme, Messi ia konfirmoi Barcelonës dëshirën për largim nga Camp Nou këtë verë.

Shumë klube të mëdha janë vënë pas tj, por drejtori sportiv i Barcelonës, Planes ka insistuar se yll argjentinas mbetet në klub, pasi është pjesë e të ardhmes.


“Ne nuk po mendojmë për ndonjë dalje kontraktuale, sepse duam që Leo të qëndrojë. Brenda, ne jemi duke punuar orë të gjata për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Barcelonën dhe për Leon”, ka thënë fillimisht Planes.

“Ju duhet të flisni me respekt të madh për Messin sepse ai është më i miri në botë dhe në histori”.

“Ne kemi thënë shumë herë, siç kanë thënë Koeman dhe presidenti. Ne mbështetemi te Messi për të ardhmen ashtu si llogarisim te Trincao si një talent për të ardhmen”.

“Shpresojmë që ai të luajë përkrah lojtarit më të madh në histori, lojtari më i madh në botë, por këto gjëra ndodhin dhe shpresojmë se do të kthehemi më të fortë nga humbja në fund të sezonit të kaluar”.

“Ajo që ka ndodhur ka ndodhur dhe ideja jonë është të krijojmë një ekip rreth lojtarit më të rëndësishëm në botë”, përfundoi drejtori sportiv i Barcës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori