LAJMI I FUNDIT:

LVV: Marrëveshja që i dha territor Malit të Zi, parapërgatitje për ndarje

LVV: Marrëveshja që i dha territor Malit të Zi, parapërgatitje për ndarje

Pesë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për shënjim të kufirit, Lëvizja Vetëvendosje ka përsëritur se kjo marrëveshja është në dëm të Kosovës dhe se vendi do të ketë pasoja nëse njësoj veprohet edhe me demarkacionin me Serbinë.

Liburn Aliu, në një konferencë për media tha se ka qenë gënjeshtër kur është thënë se Kosova nuk humb territor me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, duke shtuar se gënjeshtra tjetër lidhur me këtë marrëveshje ishte ajo për liberalizimin e vizave për kosovarët.


“Ka ende përpjekje nga klubi i të stërvjetëruarve politik që të nënshkruajnë sërish marrëveshje të dëmshme me Serbinë, me mungesë të plotë legjitimiteti, me një të shkuar të errët të marrëveshjeve të dëmshme, të pa përgatitur dhe të pa koordinuar dhe pa platformë nuk ka si të jetë ndryshe, pos një rrezik i radhës për të ardhmen e vendit. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, para Serbisë duhet legjitimitet, platformë dhe unitet”, tha Aliu.

Deputeti Shpejtim Bulliqi, dikur udhëheqës i komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit në kohën kur kryeministër ishte Haradinaj, tha se procesi ka devijuar qysh në fillim dhe në vend të demarkimit ka ndodh delimitimi e përcaktimi i një linje të re kufitare e cila sipas tij i ka humbur Kosovës territor.

“Në vend që të kryhet demarkacioni dhe shënimi i këtij kufiri, ata janë ulur dhe kanë diskutuar mbi bazën e cilave kritere po e vejmë këtë kufi i cili dikur ka ekzistuar si kufi administrativ. Ish komisioni është marrë vesh me malazezët që ta vëjnë vijën kufitare duke u mbështetur mbi të vetmin kriter që ka qenë katastri në atë kohë, duke pasur parasysh faktin që as Kosova po edhe më pak Mali i Zi e ka pasur të mbuluar me kadastër atë territor të vendit”, tha ai.

Ai shtoi se probleme të njëjta priten të demarkimi me kufirin me Serbinë, që sipas Bulliqit, nëse me Serbinë veprohet njësoj sikur me Malin e zi pasojat do të jenë të mëdha.

“Presidenti, por edhe disa krerë politik, në mënyrë krejt jo kompetente janë duke diskutuar ndryshimeve territoriale që duhet të ndodhin me shtetin e Serbisë në kuptimin gjëja se për të na njohur Serbia neve si shtet, prandaj çdo hapje e temave dhe diskutimeve për korrigjim të kufijve besoj që do të ketë pasoja të mëdha. Ne si komision shtetëror, qeverisë Haradinaj ja kemi hartuar laboratin komplet për kufirin me Serbisë për 381 kilometër gjatësi, 70% e këtij kufiri është shkelë këmbë nga ana e komisionit shtetëror, janë grumbulluar një sërë faktografish dhe materiale të ndryshme të cilat tregojnë saktë vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Më tej theksoi se Albin Kurti me zgjedhje ne tij kryeministër i Kosovës, është informuar rreth procesit dhe ka qenë i interesuar të fillojë zgjidhjen e këtij problem por periudha e shkurtë kohore në qeverisje ja ka pamundësuar atë.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori