LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zemaj e takon Lul Rakën me ekip, flasin për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri Zemaj e takon Lul Rakën me ekip, flasin për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër COVID-19.

Zemaj së bashku me kryesuesin e bordit, mjekun Lul Raka kanë analizuar gjendjen e krijuar nga pandemia.


Ministri përmes rrjeteve sociale pohon se në këtë takim u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

Zemaj thotë se vendimet do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve, pasi jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor

Postimi i plotë i Zemajt:

Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.
Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do te jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve.
Në takim folëm hollësisht për sfidat me të cilat po përballemi, shtrirjen komunitare të covid19, numrin e të infektuarve, mbingarkesat spitalore dhe të personelit shëndetësor, infeksionet brenda spitalore dhe brenda koorporatave e agjensionëve të ndryshme, presionet nga sektori i ekonomisë, etj.
Bordi ofroi disa rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të COVID-19. /Telegrafi/

Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues,…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, August 18, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori