LAJMI I FUNDIT:

Thiago Alcantara dhuroi magji ndaj Barcelonës, pasimi ‘pa shikuar’ te goli i Gnabryt po vlerësohet lartë

Thiago Alcantara dhuroi magji ndaj Barcelonës, pasimi ‘pa shikuar’ te goli i Gnabryt po vlerësohet lartë

Thiago Alcantara prodhoi pasimin më të shijshëm ‘pa shikuar’ në ndërtimin e golit të Serge Gnabry kundër Barcelonës.

Mesfushori spanjoll ishte në maksimumin e tij në fitoren mahnitëse 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj ish-skuadrës së tij.


Alcantara nuk shënoi gol, por ishte motori i mesfushës dhe lojtari që tregonte në çdo kohë klasin e tij të madh në mesin e fushës.

Thiago flet për duelin e fituar ndaj Barcelonës dhe kundërshtarët e radhës të Bayernit
Lexo po ashtu Thiago flet për duelin e fituar ndaj Barcelonës dhe kundërshtarët e radhës të Bayernit

Dhe nëse një pjesë e lojës përmblidhte performancën e tij – dhe aftësitë supreme në tërësi – ishte pjesa e tij tek goli i Gnabryt për epërsinë 3-1.

I vendosur thellë në mesfushë, Thiago bëri me lehtësi dhe bukuri një pasim ‘pa shikuar’ i cili më pas u vazhdua nga Leon Goretzka dhe Gnabry që gjeti golin.

Ky pasim i Alcantaras ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, pasi komentuesit janë plotë lëvdata për të.

Spanjolli edhe në të kaluarën ka ditur të dhurojë magji me topin dhe për këtë vazhdon të mbetet njëri nga mesfushorët më të preferuar në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori