LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë përfaqësuesit e Ronaldos pas lajmit se superylli iu është ofruar shumë klubeve, madje edhe Barcelonës

Reagojnë përfaqësuesit e Ronaldos pas lajmit se superylli iu është ofruar shumë klubeve, madje edhe Barcelonës
(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos i kanë përgënjeshtruar spekulimet për largimin e mundshëm të tij nga Juventusi.

Gazetari spanjoll, Guillem Balague, ka thënë për BBC Radio 5 live Sport se Zonja e Vjetër është përpjekur që të gjejë një blerës për portugezin, në mënyrë që të shpëtojë nga paga e tij e madhe (31 milionë euro në sezon).


Sipas tij, agjenti i superyllit, Jorge Mendes, ua ka ofruar 35-vjeçarin shumë klubeve, madje edhe Barcelonës.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, përmes një komunikate drejtuar gazetës spanjolle, AS, përfaqësuesit e lojtarit kanë thënë se të gjitha thashethemet për largimin e CR7 nga Bianconerët “janë gënjeshtra”.

'Bomba' e ditës, Cristiano Ronaldo i ofrohet Barcelonës
Lexo po ashtu 'Bomba' e ditës, Cristiano Ronaldo i ofrohet Barcelonës

Sipas tyre, ai është i lumtur në Torino dhe planifikon të qëndrojë te bardhezinjtë deri në fund të kontratës aktuale.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Ndryshe, Ronaldo shënoi 31 gola në Serie A në sezonin që lamë pas, ndërsa kontrata e tij është valide deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori