LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 291 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 291 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 541 pacientë, prej të cilëve 291 janë raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 250 ende janë të pritje të konfirmimit.

Në njoftim theksohet se në trajtim me respiratorë janë 16 raste ndërsa me oksigjenoterapi 295 pacientë.


Më herët Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 5 pacientë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144. Një ditë më herët ishte raportuar për 139 vdekje.

Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga 415 mostra të testuara, 168 kanë dalë pozitive në coronavirus. Kjo shifër e rrit numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6.045.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 157 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.226.

Raste aktive me koronavirusin e ri aktualisht janë 2.675.

Në Kosovë rastet e para janë shënuar në mesin e muajit mars. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori