LAJMI I FUNDIT:

Titulli i 34 rekord i Real Madridit

Titulli i 34 rekord i Real Madridit

Real Madridi është shpallur kampion i La Ligas për sezonit 2019/2020, ndërsa ky është titulli i 34 në histori të klubit mbretëror.

Los Blancos në këtë mënyrë e kanë ngritur akoma më shumë rekordin e triumfeve në kampionatin spanjoll.

Rivali i tyre i përbetuar, Barcelona, e ka fituar 26 herë titullin e Spanjës dhe në këtë mënyrë ka tetë tituj më pak se Reali.


(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sezoni 2016/2017 ishte i fundit kur Mbretërit e fituan titullin e La Ligas, ndërsa edhe atëherë trajner ishte Zinedine Zidane, i cili më pas u largua për t’u kthyer sërish drejt triumfeve.

Real Madridi mban edhe rekordin për numrin e trofeve në Ligën e Kampionëve, të cilën e ka fituar plot 13 herë deri më tani. /Telegrafi/

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)