LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Është e drejt e OVL-UÇK-së të protestojnë për ngritjen e aktakuzave nga Specialja

Tahiri: Është e drejt e OVL-UÇK-së të protestojnë për ngritjen e aktakuzave nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar protestë më datën 9 korrik, pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së.

E, për këtë sot zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besnik Tahiri ka pritur në një takim nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Tahiri pas takimit ka thënë se është e drejt e tyre që të organizojnë protestë.


“Në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment unë nuk mundëm të ju them bëni ose jo protestë. Protesta paqësore është e drejt e tyre e në veçanti duke ditë që kjo protestë bëhet për të mbrojtur luftën e drejt të UÇK-së , në veçanti duke ditë se kjo proteste adreson çështje shumë të dhimbshme dhe duke ditë se ende nuk ka asnjë aktakuzë ndaj presidentit dhe ish-kryetarit të kuvendit, është gabim të ju them dilni apo mos dilni”, tha ai në një konferencë për media.

​Haradinaj: Specialja sulmoi bazën e UÇK-së, së shpejti nisim peticionin për zhbërjen e saj
Lexo po ashtu ​Haradinaj: Specialja sulmoi bazën e UÇK-së, së shpejti nisim peticionin për zhbërjen e saj

Gjithashtu, Tahiri bëri të ditur se në takim ka qenë edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ku kanë diskutuar për rekomandimet shëndetësore.

Në fund të konferencës, zëvendëskryeministri tha se një gjë është e pakontestueshme se lufta e UÇK-së është e drejt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori