LAJMI I FUNDIT:

Momenteve të këqija të Barcelonës i shtohet edhe një, agjentja e Griezmann ka kërkuar takim me drejtuesit e klubit

Momenteve të këqija të Barcelonës i shtohet edhe një, agjentja e Griezmann ka kërkuar takim me drejtuesit e klubit

Antoine Griezmann është kthyer në një pikë kryesore bisedimesh në Barcelonë gjatë javëve të fundit.

Francezi e ka nisur ndeshjen nga stoli në tre nga katër ndeshjet e fundit të Blaugranave në La Liga dhe është futur si zëvendësues në secilën prej tyre.


Në fakt, sulmuesi u fut në lojë vetëm në minutën e 90 kundër ish-klubit të tij, Atletico Madrid, të martën në mbrëmje.

Të dy, babai dhe vëllai i Griezmann, i kanë bërë të ditur ndjenjat e tyre për situatën dhe motra e lojtarit, e cila është gjithashtu agjentja e tij, do të zhvillojë një takim me Barcelonën javën tjetër për të diskutuar çështjen, shkruan Le Parisien.

Sidoqoftë, gazeta franceze shkruan se Griezmann nuk po mendon të largohet nga klubi dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje shkëmbimi për një lojtar tjetër këtë verë.

Në Itali shkruajnë se francezi mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi për të sjellë Lautaro Martinez në Camp Nou nga Interi.

Në anën tjetër MARCA shkruan se Barcelona nuk e ka ndërmend të përdorë Griezmannin në ndonjë marrëveshje këmbimi – dhe se klubi dëshiron që ai të qëndrojë, sikurse edhe lojtari.

Sipas Le Parisien, Quique Setien e kishte paralajmëruar Griezmannin që do të kishte pak minuta gjatë dy javëve të fundit.

Sidoqoftë, Nr.7 i Barcelonës nuk priste të futej në lojë vetëm në minutat e fundit kundër Atleticos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori