LAJMI I FUNDIT:

Liga Kosovë-Shqipëri do të zgjonte interesimin e publikut në të dyja vendet

Liga Kosovë-Shqipëri do të zgjonte interesimin e publikut në të dyja vendet
Artan Mehmeti

Formimi i Ligës Kosovë-Shqipëri po përkrahet nga komuniteti i basketbollit në Kosovë. Ideja po shihet si shumë e mirë, pasi do të kishte interesim të madh në dy vendet, derisa do të kishte rivalitet në fushë dhe zhvillim të basketbollit në dy shtetet.

Ish-basketbollisti i njohur, Artan Mehmeti, ka thënë se formimi i kësaj lige është një ide e qëlluar.


“Mendoj që ideja është shumë e mirë, duke marrë parasysh se skuadrat tona këtë vit nuk do të luajnë në Evropë dhe interesimi i publikut do të jetë i madh. Mendoj se Shqipëria do të përfitonte shumë, sidomos me interesimin e publikut. Ndërkohë, sa i përket cilësisë, mendoj se skuadrat janë të përafërta në këtë ligë”.

(Foto: basketbolli.com)

“Skuadrat duhet të jenë të organizuara mirë, duke llogaritur edhe shpenzimet e udhëtimit. Si përfundim, mendoj se ideja është shumë e mirë. Të shpresojmë për një vit më ndryshe, cilësor dhe jo monoton”, ka thënë Mehmeti për faqen zyrtare të FBK-së.

Në Ligën Kosovë-Shqipëri do të garonin katër skuadra nga Kosova dhe katër nga Shqipëria. Për këtë Ligë është e njoftuar edhe FIBA Europe, që nuk e ka kundërshtuar këtë ide.

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori