LAJMI I FUNDIT:

Njeriu i 700 golave – Lionel Messi me penallti panenka arriti shifrën magjike

Njeriu i 700 golave – Lionel Messi me penallti panenka arriti shifrën magjike

Lionel Messi ka arritur të realizojë golin e 700-të në karrierë me penalltinë në stilin panenka ndaj Atletico Madridit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë shënoi golin e 630-të te Barcelona, ndërsa 70-të i ka me kombëtaren e Argjentinës.


Gjatë këtyre 700 golave, 33-vjeçari ka arritur të thyejë disa rekorde të mëdha.

Në vitin 2012, ai kishte arritur të shënonte në total 91 gola në të gjitha garat me klub dhe kombëtare në vetëm 69 ndeshje të zhvilluara.

Gjatë edicionit 2011/12, Messi kishte shënuar 50 gola në La Liga. Ai kishte arritur të shikojë vetën 73 herë në listën e realizatorëve në të gjitha garat ku kishte luajtur Barcelona, e që me këtë kishte thyer edhe rekordin për më së shumti gola në nivelin e klubeve.

Ai po ashtu kishte arritur të shënonte më shumë se 40 gola për dhjetë sezone radhazi, duke u bërë lojtari i vetëm në histori të futbollit që e bën këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori