LAJMI I FUNDIT:

Superliga e Kosovës sezonin e ardhshëm do të ketë vetëm 27 xhiro

Superliga e Kosovës sezonin e ardhshëm do të ketë vetëm 27 xhiro

Superliga e Kosovës sezonin e ardhshëm do të ketë 10 skuadra dhe është pritur që të luhet sistem i katërfishtë, por sipas FFK-së do të zhvillohen vetëm 27 xhiro.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur dje (e premte) ka dal me disa vendime, ku një prej tyre ka të bëjë me formatin e garave në edicionin e ri të Superligës.


“Superliga do të ketë 10 skuadra dhe do të zhvillohet sistem i trefishtë apo 27 xhiro”, thuhet një njoftimin e FFK-së.

Kjo i bie që edhe pse me 10 skuadra, do të zhvillohet sistem i trefishtë, sikurse këtë vit, ndërsa do të ketë gjashtë xhiro më pak se sa në këtë kampionit.

Sipas FFK-së këtë sistem e ka imponuar pandemia COVID-19.

Ndërkaq sa i përket Ligën së Parë, KE ka vendosur që këtë kjo ligë të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, ku po ashtu garat do të zhvilloheshin me sistem të trefishtë.

Kjo është bërë pasi në një Ligë me 20 klube  do të ishte ngarkesë e madhe për shkak të numrit të madh të xhirove, ku nëse do të luheshin në një kampionat, atëherë do të duhet të zhvilloheshin 38 xhiro.

KE po ashtu mori vendim që afati kalimtar për futbollistë të klubeve të Superligës të fillon më 1 gusht dhe përfundon më 8 shtator, ndërsa për të gjitha Ligat e tjera fillon më 1 gusht dhe përfundon më 12 shtator 2020.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori