LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, arrestohet një person i dyshuar për fajde

Gjilan, arrestohet një person i dyshuar për fajde

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të incidentit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike hetimore, duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit, është arritur të pasqyrojnë gjendjen faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale të fajdes.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 30 mijë euro sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin 39 mijë euro.


“Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më datë 10.06.2020, sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari (J.S.) është shoqëruar në Polici, dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare”, njofton Policia e Kosovës në Gjilan përcjell Telegrafi.

Pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari është ndaluar në afat prej 48 orësh.
Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori