LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Trupat e pajetë të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur të moshës 8 dhe 4 vjeç ende nuk janë gjetur. Ndërkohë vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur në lumin Bunë mbrëmjen e së shtunës (4 Maj).

Palombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet nga ura e vjetër e Bunës deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë i kanë shkuar peshkatarët dhe banorë të zonës.


Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet e fundit të 39-vjeçares dhe fëmijëve të saj, para se të ndërmerrte aktin tragjik.

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
Lexo po ashtu Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Pamjet po verifikohen për të verifikuar nëse Alma Arrazi ishte e vetme apo shoqërohej nga dikush.

Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe familjarë të 39-vjeçares, të cilët kanë konfirmuar se ajo dhunohej sistematikisht nga i shoqi Edison Arrazi.

31-vjeçari është arrestuar për shkaktim vetëvrasje, ndërsa dyshohet se kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, si edhe i kishte kërkuar bashkëshortes të largohej nga banesa së bashku me fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Drejtësi
Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Lajme
Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Lajme
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Lajme
LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet

LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet "dostave", Komuna e Prishtinës mohon akuzat

Lajme
Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Lajme
Kalo në kategori