LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi voton formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e menaxhimit të pandemisë COVID-19

Kuvendi voton formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e menaxhimit të pandemisë COVID-19

Me 74 vota për dhe 10 abstenime Kuvendi i Kosovës ka votuar pro formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.

Propozuesja për formimin e këtij komisioni, Eliza Hoxha nga radhët e PDK-së tha se është në të mirë të të gjithëve që të kemi një raport final.


“Ne kemi propozuar këtë komision hetimor parlamentar në periudhë prej 6 muajve për të hetuar menaxhimin e pandemisë. Mendoj që ky komision i bënë nder edhe LVV-së me rezultatet që do të dalë në fund”, ka thënë Hoxha.

Në përbërje të këtij komisioni do të jenë: Mimoza Kusari-Lila kryesuese e komisionit, anëtarë nga LVV-ja Labinotë Demi-Murtezi dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nga LDK-ja anëtarë do të jenë Ekrem Hyseni, Ilir Ferati dhe Veton Berisha, nga PDK-ja, Eliza Hoxha do të jetë zëvendëskryesuese e komisionit dhe Bekim Haxhiu anëtarë, nga AAK-ja anëtarë do të jetë Shkumbin Demalijaj, nga Lista Serbe anëtarë Millosh Peroviq dhe nga Nisma, Endrit Shala.

Kuvendi i Kosovës po ashtu miratoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndërrimin e disa anëtarëve të komisioneve. Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka propozuar disa zëvendësime në disa komisione, si propozimi për deputetin Mifail Bajqinovci, anëtar në komisionin për çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes, në vend të deputetit Arber Rexhaj. Deputeti Arber Rexhaj, anëtar në komisionin për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në vend të deputetit, Mifail Bajqinovci. Pas votimit, Osmani konstatoi se propozimet e GP të LVV-së u miratua me shumicë votash. /Telegrafi/