LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjykatësve nga seanca për rastin “27 prilli”

Refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjykatësve nga seanca për rastin “27 prilli”

Këshilli gjyqësor i Gjykatës së Apelit ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes të një pjese të të akuzuarve për përjashtimin e gjykatësve Jani Niça, Enver Bexheti dhe Tanja Dukovska nga seanca dëgjimore në këtë gjyq pas ankesave për aktgjykimet për ngjarjet e 27 prillit, informon AIM.

Pas refuzimit të kërkesës, seanca dëgjimore që do të zgjas tre ditë, vazhdoi me leximin e aktgjykimeve.


Seanca ka filluar me pothuajse dy orë vonesë, me çka është dhënë pauzë me qëllim Këshilli të deklarohet për kërkesën e përjashtimit të gjykatësve.

Në shpjegimin e kërkesës, avokati Zvonko Davidoviq ka deklaruar se ligji është shumë i qartë dhe aty të qëndron se nëse gjykatësi në të njëjtin gjykatë vendos dhe sjell vendim që mund të kundërshtohet me ankesë, nuk mund të jetë edhe gjykatës në lëndën./Telegrafi/