LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë rekordet e mëdha të Lionel Messit që çuditërisht askush nuk flet rreth tyre

Dhjetë rekordet e mëdha të Lionel Messit që çuditërisht askush nuk flet rreth tyre

Lionel Messi ka thyer aq shumë rekorde në karrierën e tij të shkëlqyeshme sa është normale që disa të humbasin në mendje dhe mos të përmenden më.

Ka thjeshtë shumë gjëra për t’u përmendur në lidhje me fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë, Lionel Messi, por disa gjëra edhe mos të harrohen.


Fatmirësisht faqja “AFC_MXL” ka mbledhur dhjetë nga statistikat më të nënvlerësuara të Messit për klubin dhe vendin në një temë në Twitter.

Sipas kësaj faqe, këto janë dhjetë rekorde të mëdha të Messit, por të cilat nuk përmenden fare, sikur të mos ekzistonin.

Për fillim, Messi ka shënuar më shumë gola në La Liga dhe në Copa America si zëvendësues në shekullin XXI.

Sigurisht që ylli i Barcelonës zakonisht fillon si titullar ndeshjet, por me rastin e çuditshëm që është në stol, ai rregullisht ndryshon lojën.

Këtë e tregon një rast i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, i cili refuzoi të festojë një gol për skuadrën e tij, sepse pa që Messi po ngrohej dhe disa minuta më vonë argjentinasi shënoi golin e fitores për Barçën.

Ai gjithashtu ka shënuar gjashtë gola jashtë zonës së rreptësisë dhe është i vetmi lojtar që shënon në Kupën e Botës si adoleshent, në vitet e 20-ta dhe të 30-ta të tij.

Messi nuk ka arritur të fitojë Kupën e Botës dhe disa kanë qenë kritikë ndaj paraqitjeve të tij në skenën më të madhe për Argjentinën. Megjithatë, ai mban rekordin për më shumë asistime në historinë e Kupës së Botës.

Ndihmuar nga teknika e tij e egër dhe aftësia me topin, 32-vjeçari ka shënuar mbi 50 gola nga goditjet e lira dhe në katër vitet e fundit ka shënuar më shumë gola nga goditjet e dënimit sesa çdo klub tjetër së bashku.

Ai është gjithashtu i vetmi lojtar që shënon dhe asiston në çdo garë në një sezon të vetëm, si dhe lojtari i vetëm që fiton çmimin ‘Lojtari më i mirë i turneut’ të paktën një herë në të gjitha turnet ndërkombëtar.

‘Argjentinasi i vogël’ ka një numër rekordesh të Ligës së Kampionëve që i përkasin atij, duke përfshirë më shumë het-trik të shënuar dhe duke qenë i vetmi lojtar që ka shënuar pesë gola në një ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori