LAJMI I FUNDIT:

Forcat qeveritare libiane të mbështetura nga Turqia, i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pro-ruse të gjeneralit Haftar

Forcat qeveritare libiane të mbështetura nga Turqia, i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pro-ruse të gjeneralit Haftar

Forcat qeveritare libiane gjatë 24 orëve të fundit i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave rebele të gjeneralit Khalifa Haftar.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, trupat rebele të gjeneralit Haftar po mbështeten nga Rusia si me armatime ashtu edhe me luftëtarë rus.


Presidenti Vladimir Putin, ka dërguar mercenarë rus në Libi, të cilët janë pjesë e formacionit paramilitarë rusë, të quajtur Wagner. Ata kanë marrë pjesë në luftime edhe në Ukrainë dhe Siri.

Forcat qeveritare libiane, muajve të fundit janë duke u mbështetur nga Turqia, çka edhe ka ndikuar në zmbrapsjen e trupave të gjeneralit Haftar, trupa të cilat ishin shumë afër të marrin nën kontroll kryeqytetin libian, Tripoli.

Vlen të ceket se gjatë vetëm brenda 24 orëve, forcat e Qeverisë së Unitetit Kombëtarë, të mbështetura nga luftëtarët turq, kanë arritur të shkatërrojnë dy sisteme kundërajrore ruse Pancir-S, si dhe kanë arritur të marrin nën kontroll Bazën ajrore Al-Vatiya, e cila është një nga bazat më të mëdha ushtarake të gjeneralit Haftar. Në Bazën Al-Vatiya kanë arritur të kapin sasi të mëdha të armatimeve, ku në mesin e tyre ishin edhe një helikopter rus Mi-35 dhe një Sistem kundërajrorë rus Pancir-S.

Dy sisteme kundërajrore Pancir-S të shkatërruar dhe një të kapur në gjendje funksionale, janë gjysma e forcës të mbrojtjes kundërajrore të gjeneralit Haftar. Me këtë goditje fuqia mbrojtëse e gjeneralit Haftar është zvogëluar dukshëm.

Menjëherë pas marrjes së Bazës ajrore Al-Vatiya, helikopteri Mi-35 dhe Panciri-S janë dërguar në drejtim të panjohur. Ekspertët ushtarakë rusë besojnë që këto armë ruse janë dërguar për në Turqi, ku do të studiohen nga ekspertet e armatimeve turke, me qëllim gjetjen e pikave të dobëta si dhe shfrytëzimin e teknologjive të tyre, për t’i implementuar në projektet e industrisë ushtarake turke. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori