Nuk respektuan vendimet e marra lidhur me COVID-19, policia arreston 12 persona
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 12 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
Në Gjilan u arrestuan katër persona, nga dy të arrestuar pati në komunat Prizren,Pejë,Gjakovë dhe Mitrovicë.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
Rr. Agim Ramadani, Viti 14.05.2020 – 15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti është takuar nga policia në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Rexhep Bislimi, Viti 14.05.2020 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Fsh. Drobesh, Viti 14.05.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 14.05.2020 – 22:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Prizren 14.05.2020 – 23:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Istog 14.05.2020 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rr. Eliot Engel, Pejë 14.05.2020 – 20:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Yll Morina, Gjakovë 14.05.2020 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Skivjan, Gjakovë 14.05.2020 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Mitrovicë Jugu 14.05.2020 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim te prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Skenderaj 14.05.2020 – 15:45. Raportohet se e i dyshuari kosovar kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë
Policia konfiskon armë dhe mbi 60 fishekë në Istog dhe Deçan
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar