LAJMI I FUNDIT:

Interi e do Vidalin me çdo kusht, por nuk dëshiron ta fusë në bisedime për Lautaron

Interi e do Vidalin me çdo kusht, por nuk dëshiron ta fusë në bisedime për Lautaron

Mediat në Itali dhe Spanjë raportojnë se Interi është aq i vendosur për ta marrë Arturo Vidal nga Barcelona saqë po e ndajnë atë nga bisedimet për Lautaro Martinezin.

Antonio Conte nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u ribashkuar me ish-mesfushorin e Juventusit, Vidal, në San Siro, kështu që kiliani u bë natyrshëm zgjedhja e parë kur diskutohej për marrëveshjet e shkëmbimit mes dy klubeve.

Sidoqoftë, Mundo Deportivo dhe Tuttosport pretendojnë se Vidal konsiderohet si shumë i rëndësishëm në objektivat e klubit zikaltër saqë dëshirojnë të mos përfshihet në negociatat për Lautaron.


Kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe ai do të mbush 33 vjet më vonë këtë muaj, kështu që kostoja e operacionit duhet të jetë rreth 10-15 milionë euro.

Barcelona është gjithashtu e vetëdijshme që Vidal është i vendosur të largohet dhe mund të ndjehet e shtyrë në një qoshe, me rrezikun që ta humbasin atë falas verën e ardhshme.

Interi ishte përpjekur të nënshkruante Vidalin vitin e kaluar dhe përsëri në janar, por nuk mundi të arrinte një marrëveshje me klubin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Sport

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1
Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

La Liga
Kalo në kategori