LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vendos 11 lojtarë në tavolinën e bisedimeve për shkëmbime të mundshme, gjashtë prej tyre i ofrohen Interit për Lautaron

Barcelona vendos 11 lojtarë në tavolinën e bisedimeve për shkëmbime të mundshme, gjashtë prej tyre i ofrohen Interit për Lautaron

Barcelona ka 11 lojtarë që janë në tavolinë për marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve këtë verë nga të cilët gjashtë i janë ofruar Interit për të ndihmuar në uljen e çmimit për Lautaro Martinez.

Sipas mediumeve El Mundo Deportivo dhe Diario Sport, gjigantëve milanez u janë ofruar gjashtë lojtarë nga Blaugranët për të ndihmuar në uljen e klauzolës së lëshimit të Martinezit prej 111 milionë euro.


Gazeta Sport raporton se Nelson Semedo, Rafinha Alcantara, Arturo Vidal, Junior Firpo, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo janë ofruar të gjithë te Inter, ndërsa një medium tjetër shton se edhe Marc Cucurella, Ivan Rakitic, Emerson dhe Arthur Melo janë në listë.

Stafi dhe lojtarët e Barcelonës rezultojnë të gjithë negativ me coronavirus
Lexo po ashtu Stafi dhe lojtarët e Barcelonës rezultojnë të gjithë negativ me coronavirus

Përveç tyre, Barcelona gjithashtu ka propozuar lojtarë të tillë si Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho si pjesë në marrëveshje shkëmbimi.

Coutinho mund të ofrohej te Chelsea, Tottenham ose Paris Saint-Germain në këmbim të N’Golo Kante, Tanguy Ndombele ose Neymar respektivisht, ndërsa kthimi i Brazilianit Neymar në Camp Nou mund të financohej edhe nga Dembele.

Umtiti, Rakitic dhe Semedo të gjithë mund të formojnë një shkëmbim të pjesshëm deri në katër marrëveshje të ndryshme teorike.

Semedo mund të përfshihet për Joao Cancelo të Manchester Cityt, ndërsa Umtiti potencialisht do të shkojë në një mënyrë tjetër në një marrëveshje për Fabian Ruiz të Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori