LAJMI I FUNDIT:

SHBA rrit prezencën ushtarake në Kosovë, edhe 400 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it (Dokument)

SHBA rrit prezencën ushtarake në Kosovë, edhe 400 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it (Dokument)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të dërgojnë 400 ushtarë shtesë në Kosovë, të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Mësohet se të gjithë ushtarët që pritet të vijnë në Kosovë janë nga Garda Kombëtare e Iowas.


“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombetarë të Iowa-s morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.

Në njoftim thuhet se ky është moblizimi më i madh i Gardës së Iowa-s në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njesitet e para në Kosovë.

330 ushtatë të tjerë do të vendosen në fund të korrikut si pjesë e Artilerisë së Fushës 194, Ekipi luftarak i Brigadës së 2-të të këmbësorisë në Komandën Qendrore të SHBA-së. Kjo është një zonë me 20 vende, përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore, përfshirë Afganistanin dhe Irakun.

Njësia përfshinë ushtarë nga Iowa dhe Minnesota. Ceremonia e dërgimit do të bëhet e ditur më vonë.

Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë nga SHBA-ja në Kosovë, vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se mund të tërheqin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte. Më 1 prill, Qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksën dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori