LAJMI I FUNDIT:

Bislimi, Ymerit: Shpresoj që edhe në vitet në vijim të jemi të aftë të të zhgënjejmë me ‘manipulime’ të këtilla

Bislimi, Ymerit: Shpresoj që edhe në vitet në vijim të jemi të aftë të të zhgënjejmë me ‘manipulime’ të këtilla

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i ka reaguar ish-deputet të Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri pas ky kishte thënë se Bislimi është duke manipuluar me shifra për uljen e papunësisë.

Bislimi në një shkrim në Facebook, thotë se, “paralelisht me uratën që bashkë me familjen ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë të pandemisë, shpresoj që edhe në javët, muajt dhe vitet në vijim të jemi të aftë të të zhgënjejmë ty dhe të tjerët si ti, me ‘manipulime’ të këtilla”.


“Sa herë që shohim raporte për vendime që kanë rezultuar në uljen e ekonomisë informale, secili prej nesh do duhej të ndihej mire, e të mos turret me sulme. Uroj që të mos kishe preferuar që këta 10.000 persona të mbesin edhe më tej në sektorin joformal. Unë shpresoj që në të ardhmen të arrijmë formalizim më të madh të ekonomisë. Dhe Visar, si edhe besoj e di, një nga arsyet e informalitetit është mosbesimi në institucionet e qeverisë; andaj logjikisht do mund të thuhej e kundërta për motivet që qojnë në formalizim”, ka shkruar Bislimi, përcjell Telegrafi.

Ymeri kishte thënë se, është e pamundur që papunësia të bie në mes të mbylljes totale të aktivitetit publik për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi paska deklaruar se papunësia na qenka ulur për 6.6 për qind (që i bie 1.8 pikë të përqindjes) gjatë këtij muaji. Aferim. Ky vërtetë do të kishte qenë një sukses i madh. Po të kishte qenë i vërtetë. Por jo. Ministri këtu luan me numra në mënyrë goxha manipulative dhe keqinformuese. Së pari natyrisht që është e pamundur që papunësia të bie në mes të mbylljes totale të aktivitetit publik për shkak të pandemisë. Këtë e di e tërë bota. Sigurisht se e di edhe z. Bislimi”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Ymeri i reagon Bislimit: Manipulimi me shifra nuk është zhvillim
Lexo po ashtu Ymeri i reagon Bislimit: Manipulimi me shifra nuk është zhvillim

Një ditë më parë, Bislimi kishte deklaruar se, Qeveria Kurti është në rrugë të mbarë për uljen e shkallës së papunësisë në nivel vendi.

“Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130,289 individë kanë qenë të regjistruar si të papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qenë 25.9 për qind. Ndryshimi mes të regjistruarve të rinj dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6 për qind që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1 për qind”, kishte shkruar Bislimi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori