LAJMI I FUNDIT:

Florent Hasani flet për fillimin e futbollit në Hungari, ofertat, të ardhmen dhe ndeshjet vendimtare me Kosovën

Florent Hasani flet për fillimin e futbollit në Hungari, ofertat, të ardhmen dhe ndeshjet vendimtare me Kosovën

Mesfushori i Diosgyori VTK, Florent Hasani, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij në Hungari, ofertave, të ardhmes dh Kosovës.

Ai thotë se ka filluar stërvitjet me skuadrën dhe në fund të muajit pritet të nis kampionati në Hungari.


“Jam mirë momentalisht në klub. Sot kemi filluar të stërvitemi me grupin, pasi më parë kemi stërvitur në grupe. Kampionatit pritet të fillojë në fund të këtij muaji. Nuk është vendosur ende, por ose me 23 ose me 26 maj”, ka thënë ai.

Hasani ka shënuar pesë herë këtë edicion dhe ishte në formë të mirë për Diosgyori VTK, ku ka dhënë edhe disa asistime.

“Isha duke kaluar në një formë shumë të mirë, keq që u ndere kampionati shpresoj të vazhdoj aty ku kam mbetur. Qëllimi jonë është që ta zënë atë pozitë që na dërgon në Ligën e Evropës, ku jemi tetë pikë prapa”, tha Hasani për Telegrafin.

“Synojmë që ta zëmë vendin e tretë, pasi nga kupa jemi anuluar. Të gjithë përqendrimin e kemi në kampionat”, deklaroi ai.

Oferta që kishte dhe pse i refuzoi

Florent Hasani ka thënë ka pasur disa oferta, por i ka refuzuar, duke treguar edhe arsyen.

“Gjatë kësaj kohe kam pasur tri oferta , por që i kam refuzuar. Dy kanë qenë brenda kampionatit në Hungari, ndërsa njëra në një kontinent tjerët. Këto oferta i kam refuzuar pasi synoj të luaj në një kampionat më të madh”.

“Pas përfundimit të kampionatit shpresoj që të më vije ndonjë ofertë nga një kampionat më i madh sepse qëllimi im është të bëjë një hap para në karrierë”, ka thënë ai.

Kosova dhe emocionet

Hasani ka debutuar me Kosovën zyrtarisht në edicionin e shkuar në ndeshje ndaj Anglisë.

Ai flet për emocionet e kësaj ndeshje, por edhe atë me Gjibraltarin ku shënoi edhe gol.

“Nuk e kam pritur të debutoj në një ndeshje aq të madhe dhe historike si ajo ndaj Anglisë. Trajneri më tha të përgatitemi dhe isha shumë i lumtur. Kisha shumë emocione, nuk e prisja, por isha i lumtur”.

“Ishte emocion të shënosh para tifozëve tanë. Shpresoj që të luaj sa më shumë me klubin që të kem më shumë hapësira te Kosova. Jemi duke e pritur me padurim ndeshjen ndaj  Maqedonisë. Shpresoj që ta bëjmë ëndrrën realitet”, ka thënë Hasani.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori