LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurori italian, Pecararo hedh ‘bombën’: Deshëm hetim për rastin Pjanic-Rafinha, por dosja ishte zhdukur

Ish-prokurori italian, Pecararo hedh ‘bombën’: Deshëm hetim për rastin Pjanic-Rafinha, por dosja ishte zhdukur
Orsato kishte pamjen e qartë

Ish-prokurori i FIGC, Giuseppe Pecoraro ka zbuluar se audio VAR-i nga një incident i diskutueshëm i ndeshjes Inter-Juventus në vitin 2018 u zhduk.

Kjo ishte një ndeshje vendimtare në garën Scudetto të sezonit 2017-18, por gjithçka ndryshoi pas fitores 3-2 të Juves ndaj Interit më 28 prill të 2018.


Shumica do të pajtoheshin që Miralem Pjanic ishte jashtëzakonisht me fat që nuk u ndëshkua me një karton të dytë të verdhë pas faullit në Rafinhan, veçanërisht pasi Matias Vecinos tashmë i ishte dhënë një karton i kuq pas rishikimit.

Ndërhyrja e Pjanic në Rafinhan nuk u ndëshkua me të verdhë

Prokurori i FIGC, Pecoraro foli për gazetën italiane Il Mattino dhe zbuloi disa anomali kur u përpoq të hetonte rastin, i cili sipas tij u zhduk.

“Ishte gjykimi i Daniele Orsatos në ndeshjen Inter-Juventus që më bëri që të kem tension me gjyqtarët”, ka thënë fillimisht Pecoraro, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij në dhjetor të vitit 2019.

“Unë kisha marrë ankesa për gjykimin e tij nga shoqata të ndryshme dhe grupe tifozësh. Nuk mendoja se do të gjenim ndonjë gjë të paqartë, por për të qenë të sigurt, u përpoqëm të hapnim një hetim”.

Orsato kishte pamjen e qartë

“Kërkova nga AIA (Shoqata e Gjyqtarëve Italianë) dhe pastaj Lega Serie A, vetëm për të qenë të sigurt, të dëgjoja dialogun me audio-video midis VAR-it dhe gjyqtarit kryesor (Orsato)”.

“Më është dashur të insistoj, përndryshe çfarë lloj prokurori federal jam? Ata na dhanë vetëm dosjet në fillim të sezonit tjetër, por pati një befasi”.

Biseda e Orsatos me VAR-in u zhduk nga dosja

“Ne hapëm dosjen dhe e vetmja pjesë që nuk ishte regjistruar ishte ajo e vetmja për të cilën ne u interesuam: ajo midis Orsatos dhe VAR-it kur Pjanic nuk u dërgua jashtë me të kuq”.

“Arsyeja? Ata më thanë që nuk ishte aty. Ne kemi nevojë për më shumë transparencë”, përfundoi ish-prokurori i FIGC-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori