LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova zbulon arsyen pse nuk e bleu Baseli dhe konfirmon se dy skuadrat e mëdha angleze e duan atë

Edon Zhegrova zbulon arsyen pse nuk e bleu Baseli dhe konfirmon se dy skuadrat e mëdha angleze e duan atë

Edon Zhegrova ka qenë mysafiri i radhës në intervistën e Telegrafi Sport.

Djaloshi i artë nga Kosova ka folur për shumë gjëra rreth karrierë së tij me klube dhe me Kombëtaren.

Fillimisht Zhegrova foli për arsyen pse Baseli nuk e aktivizoi klauzolën për blerjen e tij prej 3,5 milionë euro nga Genki.


“Isha duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë ku luaja rregullisht, por ra kjo pandemi dhe isha i pafat mund të them”.

“Planet ishin që unë të qëndroja te Baseli, por kriza që ka kapluar të gjithë nga coronavirusi ka bërë që Baseli mos ta aktivizojë klauzolën për blerjen e kartonit tim”, deklaroi Zhegrova për Telegrafin në Instagram.Telegrafin në Instagram.

21-vjeçari konfirmoi ekskluzivisht për Telegrafin se dy skuadra nga Liga Premier e Anglisë interesohen për të.

Në pyetjen e gazetarit Romak Zeqiri nëse vërtetë Chelsea dhe Wolverhampton janë interesuar për të, Zhegrova i konfirmoi këto dy klube.

“Ka shumë klube që janë interesuar për shërbimet e mija. Po mund të konfirmoj se edhe Chelsea dhe Wolverhampton janë në mesin e klubeve”, deklaroi Zhegrova për Telegrafin.

Ndërkohë sa i përket një interesimi të Werder Bremen si pasues të Milot Rashicës, Zhegrova e ka hedhur poshtë.

“Jo nuk ka diçka të vërtetë sa i përket Werder Bremenit”, tha ylli i Kosovës.

Baseli e kishte mundësinë ta blej lojtarin për 3,5 milionë euro, por nuk pati mundësi financiare ta aktivizojë këtë klauzolë.

Nga ana tjetër Genk tani synon që të fitojë më shumë se pesë milionë euro nga shitja e yllit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Ligat tjera
Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

La Liga
Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në

Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Ndërkombëtare
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori