LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pensionet e prillit do të jepen një javë më herët

Maqedoni, pensionet e prillit do të jepen një javë më herët

“Pagesa e pensioneve të prillit fillon prej nesër. Që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirus, pensionet do të jepen para kohe, ndërsa marrja nëpër banka do të realizohet në katër grupe. Procesimi në mënyrë etapore i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, veçanërisht pasi pensionistët janë grupmoshë më e rrezikuar”.

Kështu informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, prej ku potencojnë se sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme.


Ndërsa nga Qeveria thonë se “edhe në kushte të krizës shëndetësore-ekonomike nga përmasat globale, pagesa e pensioneve të muajit Prill do të fillojë një javë para 1 majit”.

“Mbi 320 mijë pensionistë do t’i marrin pensionet në llogaritë e tyre nga e premtja, 24 prill. Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore të njëjtë me llogarinë në të cilën lëshohet pensioni, me paratë mund të kryejnë pagesa nga e premtja, 24 prill. Ata mund ta marrin pensionin në bankomat ose t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Qeveria.

Për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela, pagesa e gatshme e pensioneve nëpër sportele të bankave do të zhvillohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit dhe atë për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa të hënën 27 prill, të martën 28 prill pagesa për pensionet prej 14.001 deri në 18 mijë denarë, të mërkurën 29 prill pagesa për pensionet më të larta se 18.001 denarë, pagesa të enjten, 30 prill.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve. Ata të cilët do të vendosin t’i marrin mjetet, apelojmë ta respektojnë orarin e pagesave, sepse vetëm ashtu tregoni përgjegjësi ndaj vetes dhe të afërmve tuaj. Pagesa etapore është bërë me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetiti personal dhe publik”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori