LAJMI I FUNDIT:

Pse në New Orleans vdesin dy herë më shumë njerëz nga Covid-19 sesa në New York?

Pse në New Orleans vdesin dy herë më shumë njerëz nga Covid-19 sesa në New York?

Në New Orleans, coronavirusi është shumë më vdekjeprurës sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara, dhe mjekët thonë se shkaku është mbipesha dhe sëmundjet e lidhura me të.

“Ne jemi thjesht të sëmurë”, thotë Rebekah Gee, e cila deri në janar ishte Sekretare e Shëndetësisë  në Louisiana.


“Edhe para kësaj pandemie, ne kishim pabarazi të mëdha në situatën shëndetësore, dhe ju mund të mendoni se sa ato janë rritur tani”, shtoi ajo, transmeton Teegrafi.

Së bashku me New York dhe Seattle, New Orleans është një nga vendet e para që coronavirusi ka prekur Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, niveli i vdekjeve është dy herë më i lartë se në New York dhe katër herë më i lartë se në Seattle.

Banorët e New Orleans vuajnë nga mbipesha, diabeti dhe hipertensioni me ritme më të larta se mesatarja kombëtare. Mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik, thonë se pacientë të tillë janë më të prekshëm ndaj Covid-19.

Rreth 97 për qind e vdekjeve të Covid-19 në Luiziana kanë pasur një sëmundje të mëparshme, sipas Departamentit të Shëndetësisë. Diabeti ishte i pranishëm në 40 për qind të vdekjeve, 25 për qind ishin mbi peshë, sëmundje kronike në 23 për qind, dhe problemet e zemrës në 21 për qind.

New Orleans, i cili ka vrarë më shumë se 115 njerëz deri më tani, mund të jetë një sugjerim i asaj që do të ndodhë kur pandemia të arrijë forcën e plotë në pjesët e tjera të Amerikës së Jugut që gjithashtu kanë nivele të larta të obezitetit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori