LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Juventusit pranuan ulje të pagave shkaku i coronavirusit, presidenti i FIGC-së i cilëson shembull për gjithë sistemin

Lojtarët e Juventusit pranuan ulje të pagave shkaku i coronavirusit, presidenti i FIGC-së i cilëson shembull për gjithë sistemin

Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina e ka përshëndetur veprimin e Juventusit, pasi stafi i tyre pranoi ulje pagash, duke i cilësuar si “një shembull për të gjithë sistemin” .

Skuadra dhe trajneri i skuadrës së parë të Juves, Maurizio Sarri, nuk do të marrin paga të plota deri në qershor, si pjesë e masës për të ndihmuar klubin të mbetet financiarisht i qëndrueshëm gjatë kohëzgjatjes së pandemisë së coronavirusit.


Këtë veprim që e ka konfirmuar Juventusi gjatë të shtunës e ka përshëndetur presidenti Gravina, i cili i ka cilësuar si shembull, ndërsa i ka falënderuar lojtarët.

Coronavirusi: Juventusi njofton se lojtarët e tyre janë pajtuar të heqin dorë nga një pjesë e pagës
Lexo po ashtu Coronavirusi: Juventusi njofton se lojtarët e tyre janë pajtuar të heqin dorë nga një pjesë e pagës

“Marrëveshja e arritur nga Juventusi është një shembull për të gjithë sistemin”, ka thënë fillimisht presidenti i federatës italiane të futbollit për ANSA.

“Falënderoj Giorgio Chiellinin, shokët e tij të skuadrës dhe Maurizio Sarrin sepse, pas bashkëpunimit që FIGC shpreson të ketë këto ditë, ata vendosën interesa të përgjithshme në bisedat e tyre me klubin”.

Presidenti i Juventusit refuzon titullin e Serie A nëse sezoni nuk mbaron
Lexo po ashtu Presidenti i Juventusit refuzon titullin e Serie A nëse sezoni nuk mbaron

“Uniteti dhe solidariteti në botën e futbollit përfaqësojnë përgjigjen e parë të shkëlqyeshme për urgjencën që po përjetojmë, dhe që rrezikon të bëhet edhe më serioze nëse nuk rifillojmë të luajmë së shpejti”.

“Vetëm përmes kontributit të të gjithë protagonistëve, secili prej tyre duke luajtur rolin e vet, ne do ta bëjmë futbollin më të fortë”, përfundoi Gravina. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori