Sindikata e Sektorit Privat kërkon nga Kurti të ketë përfaqësues të saj në nivel të Qeverisë për ndarjen e parave
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që sindikata të ketë përfaqësues të saj në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e parave.
Sipas Azemit, sindikata duhet të di specifikisht se këto mjete për cilat kategori ndahen, në mënyrë që të munden ti informohen punëtorët pasi që punëtorët janë duke bërë trysni lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve.
“Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mirëpret propozimin e ministrit te financave për ndarjen e mjeteve për sektorin privat dhe inkurajon që sa më shpejt ta bëjë ndarjen e këtyre mjeteve me qëllim të zbutjes së gjendjes që po mbretëron në Kosovë. Meqë këto mjete kanë të bëjnë në shumicën e rasteve për pagat e punëtorëve atëherë sindikata kërkon që ta ketë përfaqësuesin e vet në nivel të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve.
Po ashtu dhe në çdo kompani mjetet të ndahen në bashkëpunim me Sindikatën pasi që ato dedikohen për punëtorë. Ne kërkojmë nga Qeveria që të dimë specifikisht se këto mjete për cilat kategori ndahen që të mundemi ti informojmë punëtorët pasi që punëtorët janë duke bërë trysni tek ne lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve e ne jemi të pa informuar. Me qëllim te mos keqpërdorimit të këtyre mjeteve ne duam të jemi akterë të barabartë në këtë proces pasi që këto mjete kanë destinacion pagat e punëtorëve në sektor privat”, ka shkruar Azemi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë