Vedat Muriqi flet për coronavirusin, stërvitjet individuale nga shtëpia dhe jep disa këshilla rreth mbrojtjes nga pandemia
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muric ka ndarë mendimet e tij mbi epideminë e coronavirusit (COVID-19) dhe punën e vazhdueshme individuale që po e bëjnë tani pas pezullimit të kampionatit.
Superliga e Turqisë është kampionati i fundit ndër atraktivët që ka pezulluar sezonin dhe për këtë dhe shumë gjëra tjera rreth coronavirusit ka folur ylli prizrenas i Kosovës, Vedat Muriqi.
“Jo vetëm si një vend, por ne po kalojmë një proces shumë të vështirë në të gjithë botën”, ka thënë fillimisht Muriqi për mediumin turk Fanatik.
“Dëshiroj më të mirat për trajnerin e Galatasarayt, Fatih Terim dhe Abdurrahim Albayrak. Të gjithë ata që rezultuan pozitiv, familjet dhe të dashurit e tyre le të kenë ndihmën e Zotit”.
“Puna jonë bëhet në shtëpi falë klubit tonë. Pajisjet tona janë në një nivel shumë të lartë, megjithëse jemi në shtëpi”.
“Dua të falënderoj klubin tonë dhe të kompanitë e fitnesit. Ata na dhanë të njëjtin mjedis. Megjithëse jemi në shtëpi, ne kemi punë në internet dhe të gjithë elementët e punës. Kjo është arsyeja pse puna jonë vazhdon në shtëpi”.
“Është pak e vështirë, natyrisht. Shpresojmë dhe duam të kthehemi në kampin stërvitor dhe të bëjmë stërvitjet tona duke kaluar këtë periudhë në një kohë të shkurtër”, përcjell Telegrafi.
“Ne patjetër duhet të dëgjojmë autoritetet. Shteti ynë mori të gjitha masat paraprake. Si individ, detyra jonë nuk është të largohemi nga shtëpia. Kjo duhet të jetë primare”.
“Në qoftë se nuk është emergjente, ne duhet të ndjekim këtë rregull. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje higjienës. Sistemi ynë imunitar gjithashtu duhet të jetë i fortë”.
“Mund të flas si për veten time, ashtu edhe për familjen time. Ne përpiqemi të ndjekim të gjitha rregullat një nga një. Jo vetëm për veten tonë; Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos dalim për shëndetin e të gjithë njerëzve”, përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk është në planet e Artetas, Arsenali i cakton një çmim të lartë largimi Gabriel Jesusit
Ten Hag flet pas debaklit nga Crystal Palace: Unë jam trajneri i duhur për të ndryshuar gjërat
Ish-ylli i Chelseat ndihmon në shpëtimin e 100 personave nga përmbytjet në Brazil
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'