LAJMI I FUNDIT:

Efekti i coronavirusit, klubet norvegjeze përjashtojnë të gjithë lojtarët – shumë futbollistë shqiptarë të prekur nga vendimi i klubeve

Efekti i coronavirusit, klubet norvegjeze përjashtojnë të gjithë lojtarët – shumë futbollistë shqiptarë të prekur nga vendimi i klubeve

Viti 2020 nuk ka nisur aspak mirë në gjithë botën, pasi shtetet janë kapluar nga një virus që është quajtur coronavirus.

Rastet e shumta në gjithë botën bënë që kjo të shndërrohet në pandemi dhe deri më tani janë infektuar rreth 300 mijë persona, ku rreth 12 mijë kanë ndërruar jetë.

Virusi që ka kapluar gjithë botën ka prekur edhe futbollin, teksa sporti më i bukur në botë është paralizuar dhe kampionatet më të forta evropiane janë pezulluar përkohësisht.

Sioni në Zvicër ka përjashtuar nëntë futbollistët më të paguar, ku mes tyre janë edhe dy shqiptarët Ermir Lenjani e Pajtim Kasami.

Ndërkohë një vendim edhe më të rëndë e kanë marrë disa klube norvegjeze, që kanë përjashtuar gjithë futbollistët.

Ekipet si Valerenga, Haugesund, Stromsgodset, Tromso e Aalseund kanë marrë vendim që t’i përjashtojnë futbollistët dhe stafin, teksa Odd e Brann kanë bërë zbritje të mëdha në pagat e lojtarëve.

Herolind Shala

Telegrafi ka kontaktuar me mesfushorin e Kosovës, Herolind Shalën i cili ka folur rreth këtij përjashtimi.

28-vjeçari ka treguar se ky vendim i klubit të tij ka ardhur shkaku i kolapsit financiar që ka ardhur pas pandemisë coronavirus.

“Klubi është në krizë të madhe shkaku i kësaj pandemie që ka kapluar Norvegjinë. Të ardhura nuk ka, sponsorët nuk kanë dhënë mjetet e tyre pasi gjithçka është në kolaps dhe klubi ka marrë vendim që t’i përjashtojë të gjithë, lojtarët, trajnerët e drejtorët”, tha Herolind Shala për Telegrafin.

Herolind Shala duke festuar një nga golat e shumtë edicionin e kaluar me fanellën e Valerengas

“Deri sa të është kjo gjendje Valerenga nuk ka obligime ndaj nesh dhe futbollistët tani do të paguhen nga shteti, por nuk do t’i kemi pagat si në klube. Deri sa të është kjo situatë klubi nuk ka kurrfarë obligimi ndaj futbollistëve, trajnerëve dhe drejtorëve pasi të gjithë pa përjashtim janë përjashtuar”, vazhdoi tutje Shala për Telegrafin.

E ky vendim i klubit mund ta lë të lirë mesfushorin e Kosovës, i cili mund t’i tërheqë dokumentet nga Valerenga pas dy javëve nëse gjendja vazhdon të jetë njësoj në shtetin skandinav.

“Nëse nuk përmirësohet gjendja dhe vazhdon të jetë në fuqi vendimi i klubit, atëherë mund t’i tërheq dokumentet pas dy javëve dhe të mbetem futbollist i lirë. Por nëse gjithçka rikthehet në normalitet unë do të vazhdoj të jem pjesë e Valerengas ku presim t’ia fillojmë sezonit”, tha Shala.

Reprezentuesi i Kosovës tregon se shumë klube në kampionat kanë marrë vendime të tilla si Valerenga, pasi janë në kolaps financiar.

“Nuk është vetëm klubi im, pasi janë gjashtë të tjerë deri më tani që kanë marrë të njëjtin vendim dhe janë në pritje që edhe klubet tjera të veprojnë njësoj. Shpresoj që gjithçka të rregullohet”, deklaroi Shala.

Një situatë pak më ndryshe është tek Odd Ballklub, por që edhe në këtë klub lojtarë kanë sakrifikuar.

Bardhezinjtë ku aktivizohet reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani kanë vendosur t’ia heqin 45% të pagës lojtarëve, në mënyrë që mos t’i përjashtojnë totalisht.

Elbasan Rashani

Telegrafi ka kontaktuar me Rashanin që ka thënë se lojtarët kanë respektuar vendimin e klubit.

“Pas situatës që po kalojmë klubi ka vendosur që të na heqë 45% nga paga në mënyrë që mos të na përjashtojë siç kanë bërë disa skuadra të tjera në Norvegji”.

“Ky është një vendim i klubit dhe lojtarët e kanë mirëkuptuar pasi e gjithë bota është në kolaps nga ky virus”, tha Rashani për Telegrafin.

Elbasan Rashani

Numri 11 i Kosovës shpreson që të kaloj sa më parë kjo situatë, pasi është e rëndësishme vetëm shëndeti i njeriut.

“Paratë janë të rëndësishme, por jo gjithçka. E rëndësishme është që të kaloj sa më parë ky virus dhe ta kemi shëndetin, gjërat tjera rregullohen me kohë”, përfundoi Rashani për Telegrafin.

Sipas medieve norvegjeze edhe klube të tjera elitare pritet ta marrin vendimin e njëjtë, duke i përjashtuar futbollistët ose duke ia hequr deri në 45% të pagës aktuale, në mënyrë që të mbijetojnë pa falimentuar.

Elbasan Rashani

Edhe në Angli është raportuar se klubet do t’ia heqin një pjesë të pagës lojtarëve, derisa në Francë, Lyon, Bordeaux dhe Amines kanë marrë këtë vendim duke i ulur për 30% pagat e futbollistëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori