LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Rrëfimi i futbollistëve shqiptarë nëpër Evropë për coronavirusin: Gjendje e çuditshme, nuk po flasim për dore as me bashkëlojtarët

Ekskluzive – Rrëfimi i futbollistëve shqiptarë nëpër Evropë për coronavirusin: Gjendje e çuditshme, nuk po flasim për dore as me bashkëlojtarët

Një sëmundje ngjitëse e quajtur coronavirus ka alarmuar gjithë botën, pasi në shumë shtete ajo është përhapur me të madhe.

Gjithçka nisi nga qyteti kinez Wuhan dhe nga atje janë infektuar mijëra njerëz, duke u bartur virusi në shumë shtete të ndryshme në botë.


Përhapja e madhe e virusit ka ndikuar edhe në aktivitetet sportive, ku në disa shtete janë ndalur ato, ndërsa në disa të tjera ndeshjet po zhvillohen pa tifozë.

Shteti zviceran ka ndaluar përkohësisht futbollin dhe nuk do të luhet deri më 21 mars, ku në rast se nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë ndeshjet mund të shtyhen edhe për një kohë të pacaktuar.

Telegrafi ka folur me futbollistët shqiptar që luajnë në Evropë të cilët kanë rrëfyer gjendjen në klubet dhe shtetet ku po jetojnë.

Për futbollistët është një situatë e çuditshme, pasi kanë humbur ndeshjet, por edhe duhet të kenë kujdes të flasin edhe me shokët e skuadrës.

Kryeziu: Nuk mund të flas lirshëm as me shokët në dhomën e zhveshjes

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu aktualisht luan tek gjiganti zviceran Zurich.

Kampionati zviceran është pezulluar për shkak të coronavirusit, ndërsa kjo gjë aspak nuk po i pëlqen gjilanasit.

Ai për Telegrafin ka thënë se po kalojnë nëpër një moment të çuditshëm pasi duhet të kenë shumë kujdes me kënd flasin apo ku të dalin.

“Është një situatë e çuditshme, pasi në qytet ka më pak njerëz ndërsa duhet të kemi kujdes edhe me shokët e skuadrës”.

“Në zhveshtore nuk kemi shumë kontakte, pasi nuk i flasim njëri tjetrit me dorë dhe duhet që vazhdimisht t’i pastrojmë duart për çdo gjë që prekëm”, thotë Kryeziu për Telegrafin.

Hekuran Kryeziu

27-vjeçari thotë se po i mungojnë ndeshjet e futbollit edhe pse po stërviten vazhdimisht edhe nga dy herë në ditë.

“Normalisht për ne futbollistët është problem që nuk luajmë, pasi dëshira e jonë është të jemi në fushë çdo javë, por që duhet t’i zbatojmë rregullat e shtetit”.

“Jemi në pritje të shohim se çfarë do të ndodh, pasi po flitet për përfundim të parakohshëm të kampionatit, por shpresoj që çdo gjë të kaloj dhe mos të ketë më të prekur dhe viktima nga ky virus i tmerrshëm”, përfundoi mesfushori gjilanas.

Kryeziu është rikthyer nga një lëndim i gjatë i pësuar vitin e kaluar dhe ai në vitin 2020 ka filluar të luaj me Zurichun ku edhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet vendimtare të Kosovës në muajin mars.

Gjimshiti nuk ka frikë nga virusi: Nuk kam frikë, por shpresoj të kalojë dhe të luajmë lirshëm

Italia është një nga shtetet më të prekura nga coronavirusi, ku janë shtyrë dhjetëra ndeshje ndërsa disa të tjera janë zhvilluar pa praninë e tifozëve.

Njëri nga mbrojtësit më të dalluar këtë edicion në Serie A padyshim që është edhe reprezentuesi shqiptar Berat Gjimshiti.

Qendërmbrojtësi ka folur për Telegrafin rreth situatës së krijuar nga coronavirusi në Itali.

“Shpresoj që virusi sa më shpejt të ndalet dhe mos të ketë më viktima. Është një gjendje kaotike, por shpresoj që sa më parë të ndalet”.

“Personalisht nuk kam frikë nga ky virus, por ka persona të tjerë që frikësohen dhe është shumë normale”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.

Berati tregon se jeta në Bergamo po zhvillohet normalisht, edhe pse janë këshilluar që sa më pak t’i frekuentojnë qendrat tregtare apo restorantet.

Berat Gjimshiti. (Photo by Robbie Jay Barratt – AMA/Getty Images)

“Jeta në Bergamo është duke u zhvilluar normalisht edhe pse jemi këshilluar që sa më pak të dalim nëpër qytet, qendra tregtare apo lokale të ndryshme”, vazhdoi tutje Gjimshiti.

Një ndeshje e Atalantës është shtyrë në Serie A, ndërsa këtë fundjavë klubi nga Bergamo nuk do të luaj fare. E në mesjavë, Atalanta do të luaj në kuadër të Ligës së Kampionëve të Valencia, ndeshja që do të zhvillohet pa tifozë.

“Ndoshta është më mirë që po luhet pa tifozë ose që po anulohen ndeshjet, pasi kështu nuk do të infektohen persona të tjerë nga virusi”.

“Natyrisht që dëshira jonë është të luajmë me tifozë, por që ne do t’i zbatojmë urdhrat që kemi”, tha Gjimshiti.

Edhe klubi i Atalantës i ka këshilluar lojtarët që sa më pak të kenë kontakt mes vete.

“Jemi këshilluar që sa më pak t’i flasim njëri tjetrit për dore. Momentalisht është një gjendje e rëndë, por shpresojë që së shpejti të kaloj”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

Shala: Janë mbyllur edhe spitalet në Norvegji, rrezik është, por besoj se do të kalojë shpejtë

Virusi ka prekur edhe shtetin skandinav Norvegjinë, ku janë regjistruar qindra raste të prekur.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala luan tek klubi kryeqytetas Valerenga, ndërsa ka treguar për Telegrafin gjendjen në shtetin skandinav.

Fatmirësisht kampionati norvegjez ende nuk ka filluar edicionin e ri shkaku i motit të ftohtë, por klubet po hasin në vështirësi për të luajtur ndeshje miqësore.

Shala ka treguar se së fundmi i është anuluar një termin për një kontroll të zemrës, që e bëjnë gjithë futbollistët e klubit para fillimit të sezonit, shkaku që sekretaret e spitalit janë infektuar me coronavirus.

“Njësoj si pothuajse në gjithë Evropën edhe këtu në Oslo janë prekur nga coronavirusi”.

“Kemi pasur termin për të shkuar për kontroll të zemrës gjithë ekipi para fillimit të sezonit, por na kanë lajmëruar se spitali është mbyllur shkaku që disa punëtorë janë infektuar me këtë virus”, thotë Shala për Telegrafin.

Herolind Shala

Kampionati norvegjez pritet të filloj në fillim të muajit prill dhe Shala beson se gjithçka do të jetë në rregull.

“Besoj se deri në fillim të edicionit do të kaloj gjithçka dhe lutëm që mos të ketë më viktima dhe të prekur nga ky virus”, përfundoi Shala.

Deri më tani më shumë se 100 mijë persona në botë janë infektuar nga ky virus, derisa 3,383 kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori