ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti sot në vizitë ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të cilin e njoftoi për zhvillimet e përgjithshme në Ministrin e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovë dhe në veçanti me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar FSK gjatë periudhës së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ai gjithashtu e njoftoi ministrin Abdixhiku me nivelin e gatishmërisë operacionale të FSK-së për reagim në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve të vendit.
Nga ana e tij, ministri Abdixhiku, shprehu vlerësimin e lartë për kontributin e deritashëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në menaxhimin e situatës së krijuar dhe besimin e plotë në aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK, që sikur edhe në raste tjera, të përmbushë misionin dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në reagimin, menaxhimin dhe tejkalimin e situatës nëpër të cilën po kalon vendi ynë.
Ai, ndër tjera theksoi dhe shprehu mirënjohjen për angazhimin e njësive të specializuara të FSK-së në aktivitetin aktual të transportimit të qytetarëve tanë të kthyer nga shtetet tjera prej aeroportit në vendet e caktuar për karantinë.
Ministri Quni në fund, siguroi ministrin Abdixhiku se FSK, si gjithmonë, por edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme është dhe do të jetë në shërbim të plotë për qytetarët tanë duke konfirmuar se kujdesi i shtetit për qytetaret e vet jashtë vendit është sikur “kujdesi në kohë lufte për ushtarin që është në vijë të frontit”.
Në fund të dy ministrat u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin e plotë në të gjitha nivelet për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e ndërlidhura për menaxhimin dhe tejkalimin sa më të suksesshëm të situatës së krijuar.
Pas takimit të dy ministrat drekuan në kuzhinën e kazermës së FSK-së, duke respektuar distancën e përcaktuar sipas rregullave për preventivë ndaj COVID -19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare