LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka vend për të gjithë – Barcelona e do Neymarin dhe Lautaron, por kush qëndron e kush largohet

Nuk ka vend për të gjithë – Barcelona e do Neymarin dhe Lautaron, por kush qëndron e kush largohet

Barcelona ka dy synime të mëdha në mendje për të forcuar sulmin e tyre sezonin e ardhshëm: Neymar dhe Lautaro Martinez .

Nënshkrimi i secilit prej këtyre dy lojtarëve, do të jetë i vështirë dhe mund ta detyrojë klubin katalunas të ndajë me gjithsej 300 milionë euro për transferimet, pasi edhe pagat do të fryjë edhe më shumë këtë shifër.


Në rastin e ardhjes së këtyre dy yjeve, nuk do të ketë vend për të gjithë në Camp Nou dhe disa lojtarëve iu lëvzin pozitat që kanë në klub.

Por kush rrezikon të largohet dhe kush do të qëndrojë?

Marca ka bërë një anazilië, ku në vend të parë vihet Lionel Messi për të cilin nuk ka asnjë dyshim që do të vazhdojë të qëndrojë.

Sa i përket Luis Suarez, kontrata e sulmuesit përfundon në qershor të vitit 2021, dhe ai do të jetë 34 vjeç. Raportohet se ka një klauzolë për të zgjatur atë marrëveshje edhe për një vit tjetër nëse ai luan në 60 për qind të ndeshjeve të Barcelonës sezonin e ardhshëm. Duke se i ardhshmi do të jet vitit i fundit i tij m Barcelonën.

I radhës është Antoine Griezmann që erdhi nga Atletico Madrid verën e kaluar, për 120 milionë euro.

Nëse Neymar dhe Lautaro vijnë, kjo zvogëlon shanset e tij për të luajtur shumë dhe ka gjasa që ai të shitet. Ai madje ka një pagë të lartë, pasi fiton 17 milionë euro në sezon.

Tjetër lojtarë që pritet të largohet është edhe Ousmane Dembele, i cili erdhi si zëvendësim për Neymarin.

Problemi është gjetja e një blerësi për të. Të gjithë dinë për problemet e tij kështu që shpenzimi i parave të mëdha për të do të ishte një rrezik i madh për çdo klub.

Ardhja e fundit Martin Braithwaite, do të pranonte të rrinte në stol. Ai shihet si më pak i rrezikuar, vetëm nëse do të donte të luante për të qenë pjesën e Euro 2021.

Ansu Fati do të humbte shumë nëse do të vinin kjo dyshe. Klubi do të mund ta huazonte, pa të drejt blerje, pasi talenti i tij dihet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori