LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ka gati 200 milionë funte për transferimin e tre yjeve nga Serie A

Chelsea ka gati 200 milionë funte për transferimin e tre yjeve nga Serie A
Chelsea. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Chelsea pritet të shpenzojë 200 milionë funte në afatin kalimtar veror për transferimin e tre futbollistëve nga Serie A.

Gjiganti londinez synon ta ndërtojë një skuadër të fortë edicionin e ardhshëm, ku synimi është të luftojnë për titullin e kampionit.


Objektivi kryesor i Chelseat është transferimi i sulmuesit argjentinas të Interit, Lautaro Martinez, por që kanë konkurrentë të fortë Barcelonën.

Chelsea është gati ta paguajë klauzolën e lojtarit prej 111 milionë euro dhe kanë përgatitur një kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej 16 milionë funteve në stinor.

Lojtari dëshiron vetëm Barcelonën, por problemi është se katalunasit nuk kanë para kesh për ta paguar klauzolën e tij dhe kjo i jep përparësi Chelseat.

Londinezët do të investojnë edhe në portë, pasi do ta shesin Kepan për ta transferuar italianin e Milanit, Gianluiggi Donnarumma.

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea është gati të shpenzojë 50 milionë për afrimin e portierit italian.

E synimi i tretë i skuadrës së Frank Lampard është mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjanic.

Për afrimin e Pjanic në Londër, Chelsea është gati të shpenzojë 65 milionë euro shumë që do ta kënaqte Zonjën e Vjetër.

Gjithsesi Juventus i ka propozuar Chelseat edhe shkëmbimin mes Pjanic dhe Jorginhos gjë që shumë lehtë mund të ndodh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori