LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Në mbledhje do të vendosim a do të del LDK-ja nga koalicioni, aty do ta them mendimin tim

Veliu: Në mbledhje do të vendosim a do të del LDK-ja nga koalicioni, aty do ta them mendimin tim

Pak minuta para mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, para medieve tha se kryesia do të merr vendim nëse do të dalin nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

I pyetur nga gazetarët se cili ishte mendimi i tij, a duhet apo jo të dalë LDK-ja nga koaliconi qeverisës, ai tha se mendimin e tij do ta thotë në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.

”Do të bisedojmë në Mbledhjen e Kryesisë dhe do të shohim. Vendosim pastaj. Mendimin tim do ta them aty në mbledhje”, u shpreh Veliu. /Telegrafi/