LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Po përballemi me gjendje të panjohur, qytetarët të mos blejnë shumë ushqime, pa pasur nevojë

Rukiqi: Po përballemi me gjendje të panjohur, qytetarët të mos blejnë shumë ushqime, pa pasur nevojë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për Telegrafin ka treguar se si është gjendja në aspektin ekonomik pas vendimit të Qeverisë që të shpallet gjendje alarmante në nivel vendi karshi pandemisë COVID-19 dhe efektet që mund të ketë mbi sektorin privat dhe ekonominë.

Rukiqi tregon se ka rënie të qarkullimit, ka pasiguri për vendet e punës, por në të njëjtën kohë ka edhe një vullnet të jashtëzakonshmëm për t’u ballafaquar me situatën.


Kryetari i OEK-ut, tregon se a mund të ketë krizë ekonomike në vend pas coronavirusit në vend dhe si ka ndikuar kjo te bizneset e prodhimet në vend.

Gjithashtu ai thotë se nuk ka nëvojë për panik dhe se nuk do të ketë mungesë të ushqimeve elementare në vend.

Telegrafi: Z.Rukiqi pas shpalljes së gjendjes emergjente nga ana Qeverisë, cila është gjendja në aspektin ekonomik në vend?

Rukiqi: Gjendje e re jo e zakonshme dhe me shumë të panjohura. Në këto raste ekonomitë nuk e kanë të lehtë të përshtaten dhe të përgaditen për kriza te mundshme. Sigurisht, ka rënie të qarkullimit, ka pasiguri për vendet e punës, por në të njëjtën kohë edhe një vullnet i jashtëzakonshmëm për t’u ballafaquar me situatën.

Telegrafi: A ka vend për panik në aspektin ekonomik në vend?

Rukiqi: Ka vend per preventiva, qartësi në vendime, organizim më të mirë, siguri për përkrahje nga shteti, por jo për panik. Merrni shembullin e bursave, të cilat ishin në rënie të lirë, por premtimet e qeverive për pako stimuluese, e kthyen optimizmin në tregje dhe në biznese.

Telegrafi: A ka rezerva të mjaftueshme të miellit në Kosovë dhe produkteve tjera bazike?

Rukiqi: Informatat janë që ka. Por, asnjë vend e asnjë furnitor nuk mundet me e përballu intenzitetin e kërkesës, që kemi p.sh për miell. Ne nuk kemi prodhime tona në shumë kategori, prandaj duhet të importojmë. E në këtë kohë importi nuk është edhe i lehtë. Prandaj mesazhi im për qytetarët është të blejnë aq sa kanë nevoje, pasi që mallrat nuk do te ndalen. Nuk janë ndal as në Itali e as Kinë që kanë dhe kanë pasur situatë edhe më të vështirë.

Telegrafi: A ka pasur ndonjë keqkuptim sa i përket vendimeve të qeverisë?

Rukiqi: Ka keqkuptime. Në 48 orët e kaluara ka pas ndërpreje të punës në sektorë të ndryshëm por edhe refuzime të punëtorëve për të punuar. Të jemi të qartë: preventiva, kujdesi, dezinfektimi janë të domosodoshme, por e domosdoshme është edhe vazhdimi i jetës, furnizimi më rrymë, ofrimi i shërbimeve, funksionimi i i zingjirit furnizues dhe të gjitha këto punë kërkojnë angazhim dhe vullnet dhe janë esenciale edhe në luftën kundër virusit.

Telegrafi: Sa i ka marr parasysh qeveria kërkesat e biznesit pas gjendjes së Coronavirusit?

Rukiqi: Ka marrë parasysh disa kërkesa emergjente, të cilat po i presim të bëhen vendime dhe të qartësohen si duhet.

Telegrafi: Fund, cili mesazhi nga bizneset dhe prodhuesit e Kosovës?

Rukiq: Mesazhi im është të mos e ndalin punën, të komunikojnë çdo sfidë që e kanë dhe të bashkëndjejnë barrën e shoqërisë në tejkalimin e kësaj sfide. Tek e fundit nuk jemi të vetëm. Ky virus po e ndryshon rendin ekonomik botëror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori