LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Furrat, qebaptoret dhe bizneset tjera që janë mikse, kanë të drejtë të shesin por jo të shërbejnë në tavolina

Ahmeti: Furrat, qebaptoret dhe bizneset tjera që janë mikse, kanë të drejtë të shesin por jo të shërbejnë në tavolina

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se edhe sot distanca sociale po funksionon më mirë se që kanë pritur.

I pari i Prishtinës ka falënderuar qytetarët që po i zbatojnë rekomandimet për vetë izolim.


“Edhe sot distanca sociale po funksionon më mirë se që kemi pritur. Faleminderit Prishtinë! Jeta vazhdon, nuk bllokohet çdo gjë, furnizime ka, daljet e panevojshme reduktohen. Ne jemi në punë që të sigurohemi që ata që nuk kanë nevojë me dal nuk dalin”,ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tutje Ahmeti ka treguar se lokalet dhe bizneset që janë mikse/ ushqim dhe shërbim lejohet vetëm të shesin.

Ai ka shtuar se furrat, qebaptoret etj kanë të drejtë vetëm të shesin e jo të shërbejnë në tavolina.

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit. Delivery, takeaway lejohet”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori