LAJMI I FUNDIT:

Nuk i ndal as coronavirusi, shumë kampionate vazhdojnë ende futbollin

Nuk i ndal as coronavirusi, shumë kampionate vazhdojnë ende futbollin

Sëmundja ngjitëse e njohur si Covid 19 apo coronavirus e ka sjellë pjesën më të madhe të futbollit evropian në ndalesë.

La Liga, Serie A, Ligue 1, Liga Premier dhe Bundesliga janë në mesin e shumë të tjerëve që i kanë pezulluar të gjitha garat e tyre deri në prill të paktën.


Akoma ekzistojnë disa liga evropiane që ende po luajnë si garat në Rusi, Bjellorusi, Turqi, Hungari, Serbi dhe Ukrainë.

UEFA mendon formatin ‘final four’ për të mbyllur me sukses sezonin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës
Lexo po ashtu UEFA mendon formatin ‘final four’ për të mbyllur me sukses sezonin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Zenit aktualisht po udhëheq Premierligën Ruse dhe mundi Uralin me rezultat të thellë 7-1 në Shën Petersburg të shtunën.

Në Turqi, dy liderët Trabzonspor dhe Basaksehir barazuan 1-1 të dielën, me Martin Skrtel dhe Demba Ba shënues.

Të dielën në mbrëmje u zhvillua edhe ndeshja e madhe mes Galatasaray dhe Besiktas në Tur Telekom Arena, e cila përfundoi 0-0.

Përtej Atlantikut, ligat e Argjentinës, Meksikës dhe Brazilit po vazhdojnë akoma futbollin, ndërsa Kolumbia, Uruguai dhe Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të pezullojnë ndeshjet e tyre të ligës tani.

Ka probleme në Argjentinë, me që River Plate nuk pranoi të luante ndeshjen e tyre të Copa de la Superligës kundër Atletico Tucuman për shkak të frikës së coronavirusit.

Situata në Argjentinë dhe Meksikë mund të ndryshojë shumë shpejt pasi autoritetet konsiderojnë pezullimin e kampionateve.

Në Afrikë, garat e ligës janë ndalur, por më shumë për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2021 sesa për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori