Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e organizuar nga UNKT me temën Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në këtë dekadë.
Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se prioritetet e qeverisë sonë janë të bashkërenduara me prioritetet strategjike të Kombeve të Bashkuara.
Më tej, Kurti tha se programi i Qeverisë së Kosovës përmban dy prioritete të mëdha të cilat reflektojnë ambiciet e qytetarëve për një jetë më të mirë.
“Këto dy prioritete janë Punë dhe Drejtësi. Punë sepse Kosova është vend i varfër dhe drejtësi sepse Kosova është vend i vjedhur. Papunësia dhe korrupsioni janë dy temat që shqetësojnë më së shumti qytetarët, prandaj ata edhe e kanë votuar një qeveri e cila dëshiron që ata t’i nxjerrë nga kriza përmes zhvillimit ekonomik të fokusuar në investime dhe përmes luftimit të korrupsionit nëpërmjet pavarësimit të sistemit të drejtësisë”, tha Kurti.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
E nderuara znj. Richardson,
I nderuari z. Tanin,
Të nderuar përfaqësues dhe drejtues të organizatave në kuadër të UN Kosovo Team,
Është kënaqësi të jem me juve sot bashkë me shumë ministra të kabinetit qeveritar dhe të ndaj prioritetet e qeverisë sonë të cilat i kontribuojnë “Dekadës së Veprimit” në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nga diskutimi që kam pasur me znj. Richardson kam parë se prioritetet e qeverisë sonë janë të bashkërenduara me prioritetet strategjike të Kombeve të Bashkuara.
Para 10 dite ishim si Qeveri në Prevallë për të hartuar programin e Qeverisë së Kosovës i cili përmban dy prioritete të mëdha të cilat reflektojnë ambiciet e qytetarëve për një jetë më të mirë.
Këto dy prioritete janë Punë dhe Drejtësi. Punë sepse Kosova është vend i varfër dhe drejtësi sepse Kosova është vend i vjedhur.
Papunësia dhe korrupsioni janë dy temat që shqetësojnë më së shumti qytetarët, prandaj ata edhe e kanë votuar një qeveri e cila dëshiron që ata t’i nxjerrë nga kriza përmes zhvillimit ekonomik të fokusuar në investime dhe përmes luftimit të korrupsionit nëpërmjet pavarësimit të sistemit të drejtësisë.
Ne kemi filluar tashmë me që të dyja këto.
Disa nga vendimet tona të para kanë qenë zvogëlimi i qeverisë në mënyrë që të ulim shpenzimet e panevojshme, shkarkimi i bordeve politike e jo profesionale nga ndërmarrjet publike, rikthimi i konkurrencës dhe meritokracisë si dhe fillimi i hapave të parë për vetingun në drejtësi.
Të gjitha vendimet tona deri më tani, por edhe ato të cilat do të vijnë së shpejti, janë të udhëhequra nga parimi se përfituesit përfundimtar ‘And beneficiaries’ janë çdoherë qytetarët në çdo vendim që marrim e në çdo marrëveshje që nënshkruajmë.
5 P-të e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm , janë Planeti, Paqja, Prosperiteti, Partneriteti dhe Njerëzit (people) të cilat e njohin dhe e vendosin qytetarin në qendër.
Sepse është qytetari ai i cili edhe bënë ndryshimin por edhe për të cilin duhet ta bëjmë ndryshimin.
Fuqizimi i qytetarëve bëhet duke ndërtuar një sistem i cili ofron mundësi e shanse të barabarta për të gjithë.
Sot ekonomia është e koncentruar dhe jo e shpërndarë. Oxfam raporton se 1% e njerëzve të pasur në botë kanë dyfish më shumë të ardhura se 6.9 miliardë njerëz dhe nëse taksohen vetëm 0.5% ky 1% do të mund të krijonte 117 milionë vende të reja të punës në dhjetë vitet që vijnë.
Ky koncentrim i pasurisë vetëm tek disa është rezultat i politikave të cilat merren nga lartë pa shikuar poshtë, pra pa një sens të shpërndarjes e rishpërndarjes së mirëqenies dhe të arritjes së barazisë.
Në Kosovë papunësia është 30%.
80% e grave janë jashtë tregut të punës e tek ato 20% aktive në treg, gati gjysma janë të papuna.
Ata që janë të punësuar, 25% kanë kontrata afatgjate e të tjerat kanë veçse kontrata të përkohshme duke jetuar në pasiguri e në stres, por edhe pa qasje në financa, ndërkaq 18% jetojnë në varfëri ekstreme.
Këto statistika janë realiteti me të cilin përballemi dhe gjendja të cilën e kemi trashëguar dhe sërish këto statistika na përcaktojnë prioritetet e politikat që ne do t’i ndërmarrim.
Ekonomi që nuk prodhon dhe e varur nga doganat e remitancat nga mërgata; edukim që nuk është i lidhur me ekonominë e tregut dhe punësimin; kontrata dhe tenderë të cilët janë më shumë plaçkitje e pasurim sesa investim.
Puna ime dhe e qeverisë ka qenë dhe mbetet që së pari ta ndalim këtë gjakderdhje të brendshme ku edhe ato pak para që ka shteti ynë nuk janë duke shkuar aty ku më së shumti ka nevojë; aty ku mund të rrisim vlerën për para dhe aty ku mund të sjellim investime që krijojnë vende të reja të punës.
Luftimi i varfërisë dhe i pabarazisë mbetet prioritet në të cilin duhet të punojmë së bashku.
Po konkurrencës dhe po bashkëpunimit. As bashkëpunim pa konkurrencë, por njëkohësisht as konkurrencë pa bashkëpunim.
Sot bota kurrë nuk ka qenë më e lidhur dhe me më shumë mundësi, por këto mundësi duhet të funksionojnë për të gjithë e jo vetëm për disa.
Me edukimin e nevojshëm dhe me krijimin e mundësive, një vajzë me qasje në internet nga Prishtina dhe një djalë ndërmarrës me një start-up kompani nga Prizreni mund të konkurrojnë dhe të shesin në një treg global. Por për të arritur këtë kërkohet një ndryshim mentaliteti ku qeveria i sheh qytetarët jo si pengesë dhe rëndesë por si potencial dhe kapital ekonomik në të cilët duhet të investohet.
Ky ndryshim mentaliteti ka ndodhur me 6 tetor të vitit të shkuar dhe 3 shkurt të këtij viti e tash duhet që të punojmë në përputhje me përgjegjësitë që kemi marrur dhe pritjet që kemi ngritur.
Korniza e bashkëpunimit nga UNKT-ja paraqet një mundësi të mirë të koordinimit për të përshpejtuar progresin në çështjet socio-ekonomike dhe në ato të ambientit.
Ndotja kryesore vjen nga termocentralet tek të cilët do të investohet në filtra, por do të punohet në rritjen dhe nxitjen e transportit publik për të reduktuar ndotjen nga makinat, do të punohet në pyllëzim dhe në mbrojtjen e ujërave si dhe në eliminimin e deponive të hapura.
Në të gjitha këto iniciativa ne do të punojmë ngushtë me programin tuaj.
Sepse, edhe pse nuk mund të raportojmë për të arriturat në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ne mund të raportojmë këto të arritura tek qytetarët tanë për të cilët edhe punojmë, për të cilët shërbejmë. Andaj në fund të vitit do të kemi raport në të cilin edhe Kombet e
Bashkuara edhe qeveria do të pajtoheshin me të arriturat që janë bërë gjatë këtij viti.
Ne kemi marrë obligime të njëanshme edhe në harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian jo sepse jemi të detyruar por sepse ai legjislacion është më i avancuar dhe i mbron e i përparon më shumë të drejtat dhe mundësitë e qytetarëve.
Ne nuk shohim garë por plotësim. SDG dhe BE plotësojnë programet dhe strategjitë tona.
Agjenda 2030 është pjesë e qeverisë jo vetëm në fushën e mjedisit por në të gjitha fushat sepse është agjendë për njerëzit dhe njerëzit janë në qendër të programit të qeverisë sonë.
Ju dëshiroj punë të mbarë e të suksesshme dhe ju garantoj bashkëpunim të mirë e të frytshëm. Faleminderit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë