LAJMI I FUNDIT:

Ministri i LDK-së komenton deklaratën e djalit të presidentit Trump: Ato 650 trupa amerikane janë në shtëpi, në Kosovë

Ministri i LDK-së komenton deklaratën e djalit të presidentit Trump: Ato 650 trupa amerikane janë në shtëpi, në Kosovë

Ministri i Bujqësisë nga Lidhja Demokratike në Qeverinë e Kosovës, Besian Mustafa, i ka bërë një koment interesant djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Junior, i cili ka shkruar se trupat amerikane në Kosovë, duhet të kthehen në shtëpi.

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Përmes një postimi në Twitter, senatori nga Georgia shkroi se për më shumë se dy dekada SHBA-të kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se është radha e Prishtinës që të luajë rolin e saj, transmeton Telegrafi.


Ndërsa, një deklaratë të tij e ka mbështetur edhe djali i presidentit Trump.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Jr.

Dhe lidhur me këtë deklarim të tij, ministri kosovar ka shkruar:

“Ato 650 trupa amerikane janë tashmë në shtëpi, në Kosovë. Jemi përgjithmonë mirënjohës për partneritetin SHBA-Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Twitter. /Telegrafi/