LAJMI I FUNDIT:

Frika nga Coronavirusi, Google i bën thirrje personelit në Irlandë: Punoni nga shtëpia

Frika nga Coronavirusi, Google i bën thirrje personelit në Irlandë: Punoni nga shtëpia

Pjesës më të madhe të personelit të Google në selinë e saj evropiane në Dublin u është thënë që të punojnë nga shtëpia pasi një punëtor pati simptoma të gripit

Sipas transmetuesit publik irlandez RTE, ky person në testin e bërë ka rezultuar negativ.


“Ne vazhdojmë të marrim masa paraprake për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e forcës sonë të punës dhe si pjesë e kësaj përpjekje kemi kërkuar nga ekipet tona të Dublinit që të punojnë nga shtëpia nesër”, tha një zëdhënës i Google për RTE, përcjell Telegrafi.

Google njofton se ka mbi 8 mijë punëtorë në zyrën e Dublinit.

Twitter u kërkon punëtorëve të punojnë nga shtëpia pas përhapjes së Coronavirusit
Lexo po ashtu Twitter u kërkon punëtorëve të punojnë nga shtëpia pas përhapjes së Coronavirusit

Po ashtu, rrjeti social Twitter u ka kërkuar punëtorëve të punojnë nga shtëpia për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Në një njoftim, rrjeti social tha se kjo ishte e detyrueshme për personelin e Hong Kongut, Japonisë dhe Koresë së Jugut të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, kompania tha se është duke inkurajuar 5 mijë punëtorët e saj në mbarë botën të mos dalin në zyre për të punuar. /Telegrafi/