LAJMI I FUNDIT:

Facebook po rishikon planet për kriptovalutën Libra

Facebook po rishikon planet për kriptovalutën Libra

Pas rezistencës të autoriteteve rregullative në disa vende të botës, Facebook është duke rimenduar planet për lëshimin në përdorim të kriptovalutës Libra.

Aktualisht kompania është duke konsideruar një sistem me versione dixhitale të monedhave tradicionale përfshirë dollarin dhe euron.


Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, Libra Association, të cilën Facebook e themeloi për të krijuar monedhën, do të vazhdojë punën.

Kompania njofton se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj projektit. Facebook në muajin qershor të vitit të kaluar tha se do të lëshoj në përdorim kriptovalutën e quajtur Libra me synimin për t’i bërë pagesat dhe transfertat më të lehta, të shpejta dhe më pak të kushtueshme.

Disa prej partnerëve të kompanisë në këtë projekt janë Lyft, Spotify, Shopify por emra të tjerë të profilit të lartë si Visa dhe MasterCard janë tërhequr pasi ideja u kritikua nga autoritetet. /Telegrafi/