LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e kryeministrit, a do të ketë sot takim Thaçi-Kurti?

Kërkesa e kryeministrit, a do të ketë sot takim Thaçi-Kurti?
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar nga Presidenti një takim sot gjatë ditës.

Kurti në letrën e tij drejtuar presidentit të vendit kërkon që të bashkërendojnë veprimet për politikën e jashtme.


Kryeministri shtoi më tej se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë shtetin.

“Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveç suksesit do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka vënë në dispozicion të presidentit tri orare për takim, atë në ora 09:00, në ora 13:00 si dhe në ora 18:00. /Telegrafi/