LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Ditën e premte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 9 deri 26 gradë Celsius, në zonat e ulëta 12 deri 31 gradë Celsius, në zonat bregdetare 14 deri 30 gradë Celsius.